×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Kompanitë të cilat shpenzojnë miliona në lobim pranë Komisionit Evropian

    Insajderi
    01 May 2019 - 12:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas zbulimeve më të fundit të kompanisë në Regjistrin Evropian të Transparencës, Google ka shpenzuar pothuajse 7 milion dollarë në lobim pranë institucioneve Evropiane në 2017-ën duke lënë pas shumë kompani.

    Duke qenë se është goditur rëndë nga disa gjoba nga Komisioni Evropian në tre vitet e fundit, nuk është surprizë të mësojmë se Google po përpiqet të përmirësojnë marrëdhëniet me Bashkimin Evropian.

    Sipas zbulimeve më të fundit të kompanisë në Regjistrin Evropian të Transparencës, Google ka shpenzuar pothuajse 7 milion dollarë në lobim pranë institucioneve Evropiane në 2017-ën duke lënë pas shumë kompani.

    Që nga Dhjetori i 2014-ës përfaqësuesit e Google realizuan mëse 200 takime me Komisionerët Evropianë, Anëtar të Kabineteve të tyre dhe drejtues të lartë duke mbuluar disa tematika si të drejtat e autorit, lajmet e rreme, gjuha e urrejtjes dhe sigurisë kibernetike.

    Sipas regjistrit, Google ka në terren në Bruksel plot 15 njerëz që lobojnë pro biznesit dhe aktivitetit të kompanisë. Pas Google vjen Microsoft me 5.85 milionë dollarë të shpenzuara, Royal Dutch Shell me 5.29 milionë dollarë, Facebook me 4.18 milionë dollarë, Siemens me 3.92 milionë dollarë, ExxonMobil me 3.9 milionë dollarë, Byer me 3.69 milionë dollarë, BASF me 3.68 milionë dollarë, Deutsche Bank me 3.67 milionë dollarë dhe Dow me 3.34 milionë dollarë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark