×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Kompjuterët kuantikë do të ndryshojnë mënyrën sesi bota përdor energjinë

    Insajderi
    13 March 2019 - 08:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndryshe nga kompjuterët klasikë që përdorin bite binare për të enkoduar informacionin në 1 dhe 0, kompjuterët kuantikë punojnë me kubitë. Edhe kubitët mund të përfaqësojnë 1 dhe 0 në të njëjtën kohë por e bëjnë me më efikasitet dhe më shpejtë sesa kompjuterët klasikë.

    Pajisjet e ndërlidhura fshehin një sekret të madh. Ato përdorin shumë energji. Sa herë të përdorni telefonin, kompjuterin apo televizorin inteligjent për të aksesuar internetin, ju dërgoni një kërkesë për informacion në një ndërtesë në cepin tjetër të botës mbushur me qindra dhe mijëra serverë.

    Këto qendra të dhënash janë ndër sistemet me konsumin më të lartë të energjisë në botë duke konsumuar 10% të elektricitetit global.

    Megjithatë verbërisht vazhdojmë të prodhojmë kompjuterë klasikë të cilët po bëhen më të mëdhenj e më të fuqishëm. Kina ka superkompjuterin më të fuqishëm në botë, Tianhe-2 në Guangzhou. Makineria konsumon 18-megavat dhe ky konsum pritet të rritet më tepër me pasardhësin Tianhe-3. Për referencë, një digë mesatare hidroelektrike në SHBA prodhon afro 36-megavat energji.

    Ky është vetëm një shembull pse kompjuterët kuantikë janë e ardhmja. Jo vetëm që zotërojnë potencialin për të zgjidhur disa prej problemeve më sfiduese kompjuterike por gjithashtu konsumojnë më pak energji dhe si rezultat ulin kostot dhe varësinë në energjitë fosile.

    Ndryshe nga kompjuterët klasikë që përdorin bite binare për të enkoduar informacionin në 1 dhe 0, kompjuterët kuantikë punojnë me kubitë. Edhe kubitët mund të përfaqësojnë 1 dhe 0 në të njëjtën kohë por e bëjnë me më efikasitet dhe më shpejtë sesa kompjuterët klasikë.

    Çfarë janë kompjuterët kuantikë?

    Ja arsyeja: Që një kompjuter kuantik të funksionojë duhet të izolohet nga mjedisi rrethues. Kjo bëhet për të reduktuar zhurmën dhe se për ta operuar në temperatura ekstremisht të ulëta. Shumica e procesorët kuantikë kanë ftohës kryogjenik të cilët ulin temperaturën deri në -273 gradë celsius, më ftohtë se në hapësirën ndëryjore. Në këtë temperaturë procesor “super” punon dhe mund të gjenerojë elektricitet thuajse pa rezistencë fare. Si rezultat procesori përdor pothuajse aspak energji dhe gjeneron shumë pak nxehtësi prandaj energjia që një kompjuter kuantik konsumon është i papërfillshëm krahasuar me një klasik.

    Së fund është çmimi. Superkompjuterët modern klasikë konsumojnë mes 1 deri në 10 megavat energji mesatarisht, mjaftueshëm për të furnizuar 10,000 shtëpi. 1-megavat energji kushton 1 milionë dollarë në SHBA dhe operimi i super kompjuterëve përkthehet në kosto marramendëse. Në kontrast, një kompjuter kuantik me të njëjtën fuqi përdor vetëm 25-kilovat energji që kushton 25,000 dollarë në vit për njësi.

    Bizneset vazhdimisht janë në kërkim të avantazheve konkurruese sidomos në një epokë reduktimi kostosh dhe konkurrence të egër. Në rastin e kompjuterëve ata po kërkojnë mënyra më të mira, më të shpejta dhe më efikase për të zgjidhur problemet krahas kompjuterëve klasikë. Në të ardhmen shumica e aplikacioneve kuantike do të përdorin kompjuterët hibridë një kombinim i kompjuterëve klasikë me ato kuantikë për të ofruar një alternativë më të mirë në përdorim dhe kosto.

    Adoptimi i kompjuterëve kuantikë

    Me sistemet hibride, detyrat e vështira që nuk janë të përballueshme nga kompjuterët klasikë do tu ngarkohen kompjuterëve kuantikë. Për shembull aplikacionet që kërkojnë energji të lartë do tu lihen kompjuterëve kuantikë ndërsa ato me energji të ulët të rezervohen për kompjuterët klasikë. Sistemet hibride do të thotë të përdorësh më të mirat e dy botëve, klasike dhe kuantike, si dhe të reduktohen barrierat e adoptimit për kompanitë e të gjitha niveleve që duan të përdorin kompjuterë kuantikë.

    Falë sistemeve hibride, aplikacionet e para kuantike kanë filluar të përdoren në industri të ndryshme si automobila, prodhim dhe financë. Volkswagen përdor kompjuterët kuantikë për të ndërtuar aplikacione që përmirësojnë itineraret e transportit publik rreth botës. DENSO, një prodhues lider në botë i pjesëve për makinat me seli në Japoni, ka raportuar reduktim të bllokimeve dhe rritje efikasiteti për robotët autonomë falë ndihmës së aplikacioneve ndërtuar nga kompjuterët kuantikë.

    Shenjat e para të përfitimeve kanë filluar të shfaqen ditëve të sotme por duhet bërë më shumë përpara se të shohim aplikimin praktik të kompjuterëve kuantikë. Duhet investim jo vetëm nga qeveritë por edhe bizneset që të kemi adoptim masiv. Gjithashtu duhet të trajnojmë ekspertizën dhe talentin e fuqisë punëtore kuantike. Së fundi duhet të rrëzojmë barrierat e kostos dhe lehtësisë së përdorimit të kompjuterëve kuantikë.

    Kompjuterët kuantikë kanë zgjidhjen e problemeve më të mëdha të bizneseve ditëve të sotme në çdo nivel dhe industri. Gjithashtu janë një mjet për luftimin e konsumit në rritje të energjisë nga kompjuterët klasikë. Bizneset kanë filluar të ndjejnë presionin e kompjuterëve kuantikë por duhet më shumë sesa thjeshtë një kompani e vetme inovative dhe teknologjike. Është një objektiv i përbashkët: të sigurohemi se energjia kompjuterike globale nuk do të shterojë resurset e planetit tonë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark