×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Komuna e Deçanit del me reagim: I arrestuari për ryshfet punon për Ministrinë e Brendshme

    Insajderi
    13 September 2023 - 22:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komuna e Deçanit ka dal me reagim pas raportimeve se një zyrtar i Komunës së Deçanit është arrestuar, pasi dyshohet për ryshfet.

    Nga Komuna kanë thënë se personi i arrestuar është nëpunës i Ministrisë së Brendshme dhe nuk ka lidhje me Komunën e Deçanit.

    “Njoftojmë opinionin publik dhe gjithë qytetarët e Deçanit dhe të Republikës së Kosovës, se i dyshuari, H.I., (viti i lindjes 1964, mashkull kosovar), nënpunës në Qendrën e Regjistrimit Civil – Deçan, nuk është punëtor i Institucionit të Komunës së Deçanit por njësisë së veçantë të kësaj Qendre, që vepron nën kompetencat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe se Komuna e Deçanit nuk ka asnjë përgjegjësi për funksionimin apo administrimin e kësaj Qendre, sepse ata menaxhohen nga MPB-ja dhe ndarja e përgjegjësive është e qartë, madje ata kanë edhe objektin e tyre të veçantë të punës”.

    Tutje në reagim thuhet se i dyshuari punon në Komunën e Junikut tash e një kohë.

    “Gjithashtu me aq sa jemi të informuar nga kjo Qendër, i dyshuari H.I. ka një periudhë kohore që është transeferuar në pozitën e njëjtë në Komunën e Junikut!”, thuhet në reagimin e Komunës së Deçanit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark