×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Komuna e Drenasit dha 95 mijë euro për punë të pa kryera – Përfundohen vetëm pas ekzaminimit të ZKA-së

    Insajderi
    21 June 2023 - 16:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komuna e Drenasit ka dhënë pagesa për punë të pa kryera. Vlera e këtyre kap shifrën afro 100 mijë euro. Bëhet fjalë për dy kontrata në të cilat janë vërejtur se janë dhënë paratë për punët të cilat nuk ishin të përfundura gjatë ekzaminimit të ZKA-së. Këto punë u përfunduan pas ekzaminimit.

    Edhe pse me rregulloren për shpenzimin e parasë publike, nenet 22 deri 26, nder të tëra përcaktojnë se paraprakisht duhet të bëhet pranimi i pasurive/punës pastaj duhet te bëhet pagesa, komuna nuk iu përfill kësaj rregullore.

    Zyra Kombëtare e Auditimit , në raportin vjetor të performances ka vërejtur dy kontrata që vlera e përbashkët e tyre është mbi 95 mijë euro. Në kontratën për ‘Ndërtim të Stadionit të Qytetit’ u pagua 68 mijë euro për punë të pa kryera. Edhe në një kontratë tjetër sipas ZKA-së u dhanë 27 mijë euro.

    Të kontrata “Nërtimi i Stadionit të qytetit – faza e dytë” prej 1,750,491€, vlera e punëve të paguara por që nuk ishin realizuar është 68,268€. Përkatësisht fjala është për pozicionet 1.1, 4.2, 4.3. 4.4, 5.1, 5.2, 5,3 dhe 5.5 të paguara me situacionin nr. 18 në vlerë prej 100, 000€; si dhe Të kontrata “Fushat sportive dhe rekreacion LOT 2” 49,326€ vlera e punëve të paguara por që nuk ishin realizuar është 27,396€. Projekti është për ndërtimin e dy fushave sportive, njëra ne Terstenik si dhe tjetra ne Kizhnareke. Pagesat për ketë kontrate pothuajse ishin kryer ne tërësi, përkatësisht, vlera e paguar ishte 47,006€. Pozicionet e paguara qè nuk ishin realizuar janë: V.4, V .5, V,6, dhe V.7 (pozicioni i V.7 ishte realizuar në fushën sportive në Kizhnarekë por o edhe në Terstenik)“, thuhet në raport.

    Por, edhe pse gjatë ekzaminimit të ZKA-së punët nuk kishin përfunduar, ato u përfunduan pas kësaj. Kjo sipas tyre u bë për arsye buxhetore.

    “Menaxheret e kontratave na kanë siguruar dëshmi se punët kanë filluar të realizoheshin pas ekzaminimit fizik, ndonëse gjatë kohës sa ishim në ekzekutim të auditimit (deri më 28.04.2023) punët ende nuk ishin përfunduar. Megjithëkëtë, komuna na ka siguruar dëshmi (me dt. 08.06.2023) se tashmë punët ishin realizuar sipas pagesave të kryera. Shkaku i pagesave për punë të pakryera ishte mos lejimi që mjetet buxhetore të shkonin në suficit”, thuhet në përgjigje.

    Në raportin vjetor të përfomancës Komuna u kritikua edhe për ndryshimin e mbi 10% të vlerës se kontratave pa aplikuar procedurën e prokurimit. ZKA në raportin e saj thotë se ka evidentuar tre raste në të cilat kishte pasur ndryshime në kontrata mbi 10% te vlerës totale te kontratave

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark