×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Gjilanit shet kompjuterët për 1 euro

    Insajderi
    07 April 2016 - 18:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Gjilanit, që drejtohet nga Lutfi Haziri i LDK-së, ka shitur shumë vetura dhe pajisje të ndryshme elektronike, për afro 5 mijë euro. Ankandin për shitjen e këtyre veturave, kjo komunë e pati shpallur në muajin e kaluar. Në këtë ankand ishin dhënë edhe disa çmime të veturave që sillën nga 250 e deri në 3 mijë euro. Derisa, çmimi për disa monitorë e shtëpiza është veç 1 euro. Ka edhe televizor me 5 euro

    Në listën që e ka publikuar kjo komunë, janë treguar në detaje rreth produkteve të shitura. Aty ka vetura që kanë çmime nga 250 deri në 3 mijë euro.

    Derisa, shihet po ashtu se aty ka edhe kompjuterë, shtëpiza e gjëra të tjera me nga 1 euro.

    Në njoftimin e shitjes së këtyre veturave Komuna e Gjilanit ka treguar se  blerësit janë  për Lot I/2 Fahredin Pllana   OBILIQ, Lot I / 3 Burhan Rexhepi    Gjilan, Lot I/5  Agim Hasani  Ferizaj Lot I/6   Blerim Ademi -Ferizaj LotI/7,  Agim Hasani-Ferizaj. /insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark