×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Komuna e Podujevës u del në ndihmë qytetarëve të komunave që janë në grevë, këto shërbime mund të kryhen

    Insajderi
    23 September 2022 - 14:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komuna e Podujevës ka njoftuar se ka marrë vendim që të mund t’i kryejnë shërbimet e gjendjes civile edhe qytetarët e komunave të tjera.

    Në njoftimin e komunës thuhet se kjo po bëhet për shkak se shumica e komunave të tjera janë në grevë.

    “Të gjitha shërbimet e theksuara më poshtë ofrohen nga Komuna e Podujevës për qytetarët e Komunave të tjera nëse të njëjtat gjinden ne Sistemin e Gjendjes Civile:

    • Certifikata e Lindjes;
    • Ekstrakti i Lindjes;
    • Certifikata e Kurorëzimit;
    • Certifikata e Statusit Martesor;
    • Certifikata e Shtetësisë;
    • Certifikata e Bashkësisë Familjare;
    • Certifikata e Vendbanimit;
    • Vërtetimi nga Arkivi;
    • Certifikata e Vdekjes

    Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim

    23.09.2022, Podujevë”, thuhet në njoftimin e komunës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark