×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Prishtinës akuzon zyrtarin e VV-së për sabotim

    Insajderi
    12 November 2018 - 16:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Prishtinës u është përgjigjur kritikave të Lëvizjes Vetëvendosje për mungesë të transparencës nga kryetari Shpend Ahmeti në lidhje me publikimin e lejeve të ndërtimit të sajtin e kësaj komune.

    Adonis Tahiri, zëdhënës i Komunës së Prishtinës, ka thënë se punëtori i cili ka qenë i angazhuar për publikim “ka qenë i VV-së” dhe ai, sipas Tahirit, ka bërë sabotim të brendshëm vetëm për ta mbajtur një konferencë të tillë.

    “Punëtori i Komunës që e ka pasë për detyrë e publikimin e lejeve të ndërtimit ka qenë nga ky subjekt (VV), dhe për muaj të tërë nuk e ka bërë një gjë të tillë, derisa edhe u largua nga puna. Pra, përmes sabotimit të brendshëm kanë punuar qe sa muaj, për të dalë në këtë konferencë për shtyp dhe për ta mashtruar opinionin publik”, tha ai.

    Zëdhënësi i komunës ka bërë të ditur që shumë shpejt do të fillojnë publikimin e lejeve pasi që kanë marrë edhe një punëtore të re.

    “Pas përfundimit të procedurave te rekrutimit, sot është angazhuar një punëtore e re, e cila që nga nesër do të fillojë publikimin e lejeve të ndërtimit. Përndryshe, Komuna e Prishtinës vazhdon të jetë Komuna më transparente, edhe në vlerësime vendore edhe ndërkombëtare”, tha Tahiri për Kallxo.com.

    Ndërsa për lejen për Albi Mall, Tahiri tha se kjo ndërmarrje ka leje dhe një akuzë e tillë është vetëm shpifje e VV-së.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark