Komuna e Prishtinës ia ka shtyrë afatin AKP-së që ta lirojnë pronën e saj më së largu deri më 31 maj të këtij viti, në të kundërtën çështja do të shkojë në gjykatë, sepse nuk do të ketë më afat shtesë.
“Afati për AKP-në është deri më 31 maj. Pas asaj date nëse nuk lirohet prona, atëherë do të nisim procedura gjyqësore për ta rikthyer atë”, ka thënë Miranda Mullafazliu-Bejta, zëdhënëse e komunës së Prishtinës, për gazetën Zëri. AKP e përdor për zyre hapësirën që gjendet në lagjen Tophane në Prishtinë. Në AKP nuk kanë treguar nëse do të mundë ta lirojnë pronën në kohën e caktuar, por kanë thënë se ende janë në kërkim të një lokacioni adekuat.
AKP është dashur që në janar të këtij viti t’i lironte hapësirat që shfrytëzon, ajo nuk e ka bërë një gjë të tillë dhe ka katruar afat shtesë nga komuna.