×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Komuna e Prishtinës ndalon qarkullimin e automjeteve në parkun e Gërmisë për sot

    Insajderi
    01 May 2024 - 09:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama me rastin e 1 majit, ka ndaluar qarkullimin e mjeteve të transportit në parkun Gërmia.

    Në njoftim bëhet e ditur që autobusët e Trafikut Urban, veturat e Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it do të lejohen.

    “Kryetari i Kryeqytetit ka nënshkruar urdhëresë që për 1 Maj, të ndalohet qarkullimi i mjeteve të transportit në drejtirm të parkut “Gërmia”, përveç autobusëve të linjës 4 të NPL “Trafiku Urban”, automjeteve të policisë së Kosovës, të KFOR-it, të EULEX-it, të NPL “Gjelbër”, të KRM “Pastrimi”, të Drejtorisë së Inspektoratit dhe automjeteve emergjente.

    Linja 5 e transportit publik do të punojë sipas itinerarit dhe orarit të rregullt deri në Sofali”, bëhet e ditur në njoftim.

    1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve dhe ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark