×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Komuna e Prishtinës njofton se do të mbyllë këto dy rrugë

    Insajderi
    04 August 2023 - 16:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se do të mbyllë përkohësisht dy rrugë, për shkak të duelit që do të zhvillohet të shtunën mes Robin Krasniqit e Nadjib Mohammedi.

    Rrugët “Enver Zymberi” dhe “Rinia”, do të mbyllen për 24 orë.

    Të dashur qytetarë, dueli i madh në mes të Robin Krasniqi dhe Nadjib Mohammedi do të zhvillohet nesër. Me këtë rast ju njoftojmë se rruga ‘Enver Zymberi’ dhe rruga ‘Rinia’ do të mbyllen përkohësisht për qarkullim, nga ora 07:00, ditën e shtunë deri në orën 07:00 ditën e diel”, thuhet në njoftimin për media.

    Nga komuna kanë kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për largimin e veturave nga parkingjet përreth stadiumit “Fadil Vokrri”, ku do të zhvillohet dueli.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark