×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Komuna e Prishtinës tejkalon vlerën e parashikuar, jep tenderin për ndërtimin e një rrugë kompanisë me ofertën 100 mijë euro me të shtrenjtë

    Insajderi
    01 May 2024 - 15:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Prishtinës ka ndarë afro 500 mijë euro për “Ndërtimi i rrugës që lidh rrugën 1 Tetori me rrugën Isa Kastrati”. Ky tender iu dha kompanisë që ishte më e shtrenjtë për 100 mijë euro më shumë krahasuar me ofertat e kompanive të tjera. Komuna tejkaloi edhe vlerën e parashikuar për këtë kontratë, shkruan Insajderi.

    Njoftimi për dhënien e kontratës u dha ditën e djeshme.

    Në garën për kontratën që u dha afro 500 mijë euro, ishin katër kompani. Ndonëse vlera e parashikuar e kontratës ishte 384,448.50.

    Dy kompani të tjera kishin dhënë oferta me të lira.

    Grupi i Operatorëve Ekonomik Rexha dha ofertën prej 367 mijë euro. Ndërsa Abedin Rexha prej 377 mijë euro.

    Por, komuna shpërbleu me tender kompaninë që kishe çmimin me të lartë për 100 mijë euro, krahasim me dy kompanitë e tjera ofertuese.

    GASHI 3 ING SH.P.K.; GASHI ING SH.P.K” është kompania që mori kontratën prej 487 mijë euro.

    Në njoftimin për dhënie të kontratës thuhet se u dha tenderi favorshëm ekonomikisht. /insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark