×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza

    Komuna e Prizrenit shkeli ligjin duke intervenuar në lum pa pëlqimin e organeve të trashëgimisë kulturore, njoftohet Inspektorati

    Insajderi
    14 September 2023 - 16:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komuna e Prizrenit një javë më parë njoftoi se është instaluar ndriçimi në shtratin e lumit “Lumbardhi”. Por, ky intervenim është realizuar pa pëlqimin paraprak të organeve të trashëgimisë kulturore. Anipse, komuna është e obliguar të kërkoj pëlqimin nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore.

    Ishte organizata “Ec ma Ndryshe” e cila kritikoi qeverisjen lokale se nuk kërkuan pëlqimin nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore dhe Këshillit për Trashëgimi Kulturore për këtë intervenim.

    Eroll Shabani nga kjo organizatë tha për Insajderin se ka qenë obligim i komunës t’i ndjekë procedurat për të siguruar lejen.

    Sipas përgjigjeve te pranuara ky intervenim është realizuar pa pëlqim të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore dhe Këshillit për Trashëgimi Kulturore. Komuna e Prizrenit përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike ka qenë e obliguar ti ndjek të gjitha procedurat për t’i siguruar lejet e nevojshme për secilin intervenim në Qendrën Historike të Prizrenit duke adresuar kërkesën fillestare në Urbanizëm për procedurat e mëtutjeshme“, ka thënë Eroll Shabani nga organizata Ec më Ndryshe.

    Por, drejtori Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit mohoi se kërkohet pëlqimi për këtë intervenim.

    Instalimi i ndriçimit publik në shtratin e Lumbardhit në bazë të ligjit të qendrës historike për elemente më të vogla se 1m2 nuk kërkohet pëlqimi neni 6 pika 1.4“, tha drejtori Çelë Lamaj.

    Ndërsa, nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore i kanë thënë Insajderit se komuna nuk ka kërkuar pëlqim dhe se është dashur të bëjë ata, derisa shtuan se tashmë janë njoftuar dy nivele të inspektoratit.

    “Nuk ka pas pëlqim. Është dashtë me kërku pëlqimin. Çdo ndërhyrje që realizohet në qendrën historike edhe nga personat fizikë edhe nga ana juridik janë të obliguar që të pajisen me pëlqim nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren. Ne i kemi njoftu dy nivele të inspektoratit. Inspektoratin e Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës edhe Inspektoratin e Komunës së Prizrenit“, kanë thënë nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark