×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Komuna e Skenderajt rehaton ish-kandidaten për asambliste me një pozitë të mirë

    Insajderi
    20 December 2023 - 12:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komuna e Skenderajt ka punësuar si specialiste të ekonomisë Alberina Gashi, e cila është e afërt me partinë në pushtet atje. Gashi ishte kandidate për asambliste nga radhët e PDK-së, në zgjedhjet lokale të 2021.

    Gazeta Insajderi

    Konkursi i hapur nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, Ndërmarrësi, Inovacion dhe Turizëm i siguroi një vend punë, aktivistes të kësaj partie, Alberina Gashi.

    Gazeta Insajderi ka siguruar vendimin nga ky konkurs, ku Gashi doli e para.

    Ajo u punësua si specialiste e ekonomisë në Komunën e Skenderajt.

    Alberina Gashi, është emër i njohur për Skenderajn. Gashi ishte kandidate për asamble komunale nga radhët e PDK-së.

    Në zgjedhjet lokale të mbajtura në vitin 2021, ajo mbante numrin 9, por që nuk arriti të merrte vota të mjaftueshme për të siguruar një ulëse.

    Gashi në bazë të fotove që janë postuar në “Facebook” shihet se ka pasur mbështetje edhe nga nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.

    Ajo nuk ia doli të hyj në Kuvendin Komunal të Skenderajt, megjithatë asaj “iu bë” një vend punë në këtë Komunë./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark