Ish-Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, Philip S. Kosnett, gjatë një vizite në qytetin e Vushtrrisë, gjatë vitit 2018, kishte thënë se qeverisja e Xhafer Tahirit duhet të jetë shembull për të gjitha komunat e Kosovës.
Komuna e Vushtrrisë gjatë vitit 2018, nën udhëheqjen e Kryetarit të Komunës, Xhafer Tahiri, është ranguar si komuna e parë nga USAID për transparencë në prokurim publik.
Kosnett, ndër të tjera kishte thënë se kam dëgjuar për suksesin e Komunës së Vushtrrisë në prokurimin publik dhe luftimin e korrupsionit.
“Çelësi i këtij suksesi është bashkëpunimi i Komunës së Vushtrrisë me shoqërinë civile dhe me qytetarët e komunës”, kishte thënë ish-Ambasadori Kosnett.
Kujtojmë së Xhafer Tahiri përveç çmimeve të fituara nga USAID dhe organizatat tjera të shoqërisë civile për peformancë të mirë, ai njihet edhe si kryetari i cili i ka realizuar të gjitha premtimet e dhëna para katër viteve.
Kryetari Tahiri, vizitën e ish-Ambasadorit Kosnett e ka publikuar sot në rrjetin e tij social facebook.