×
  • Sport
  • Sport

    Komuna i ndau 80 mijë euro për Ballkanin – Qeveria e anulon vendimin

    Insajderi
    18 June 2022 - 12:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kampioni i ri i futbollit kosovar, FC Ballkani para disa ditësh iu gëzua një vendimi të Asamblesë Komunale në Suharekë. Me propozimin e Kryetarit të Komunës, Bali Muharremaj, asamblesitet kishin vendosur që t’i ndajnë klubit të Ballkanit një shumë prej 80 mijë euro.

    Ky vendim mori jehonë në vend, dhe drejtuesit e klubeve tjera përkrahen vendimin e suharekasëve duke kërkuar që edhe komunat e tyre përkatëse të veprojnë njëjtë.

    Por në këtë mënyrë nuk kanë menduar kabineti qeveritar në nivel qendror. Nëpërmjet ministrive respektive e kanë anuluar këtë vendim, duke e dëmtuar FC Ballkanin në vlerën e lartëcekur. Kështu Ballkani duhet ti bëjë llogarit për pjesëmarrje në garat evropiane pa ndihmën prej 80.000 eurove.

    Këtë informacion për Albaniannews.net, e konfirmoi edhe vet Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj. “Nuk po mundem me kuptu, derisa vendimin e vitit e të kaluar e kishin kaluar, një të ngjashëm tani na e kthejnë prapë. Por kjo është e vërteta, vendimi i Asmablesë për ndihmën ndaj FC Ballkani na kanë kthyer mbrapa nga institucionet qendrore”, ka pohuar Muharremaj.

    FC Ballkani, këtë vit është shpallur kampion i Kosovës për herë të parë, derisa ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve do ta zhvillon me 5 korrik ndaj Zalgirisit në Prishtinë, para se ta zhvilloi takimin kthyes në Lituani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark