×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna iu dorëzua Rugovës, por jo edhe Thaçit

    Insajderi
    03 March 2016 - 17:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë shumë afër njëra tjetrës por janë të vendosura në dy anë të kundërta. Dhe në sheshe të ndryshme.

    Në “Zahir Pajaziti” është fotografia e presidentit Ibrahim Rugova, ndërsa në “Nëna Terezë” është fotografia e Hashim Thaçit.

    Të dyja janë vënë aty afërsisht para 10 viteve në nderim të këtyre dy liderëve. Fotografinë e presidentit historik e kishte vendosur pas vdekjes së tij  nga vet njerëzit e partisë së tij që udhëhiqnin atëkohë me Komunën e Prishtinë, ndërsa fotografinë e presidentit tashmë në ardhje Hashim Thaçit e kishte vendosur partia e tij në murin e objektit të partisë.

    Por këto dy fotografi tek tash janë bërë mollë sherri mes Komunës së Prishtinës që tashmë udhëhiqet nga Vetëvendosje dhe njerëzve të partive në pushtet, LDK dhe PDK.

    Ndërrimi i këtyre fotografive me ato të reja por me njëjtën masë ka përplasur Komunën e Prishtinës me partitë në pushtet, edhe një ditë para shënimit të 8-vjetorit të Pavarësisë.

    Pasditen e 16 shkurt, inspektorët komunal kishin penguar për disa minuta ndërrimin e fotografisë së Rugovës nga Këshilli Organizativ i Shënimit të 8-vjetorit të Pavarësisë me arsyen se nuk kanë marrë leje për ta bërë këtë.

    Por të dyja palët, Qeveria e Isa Mustafës dhe ajo e Shpend Ahmetit ishin pajtuar që fotografia të ndërrohej pas disa minutave.

    Njëjtë nuk ndodhi sot, kur komuna vendosi të ndërpresë ndërrimin e fotografisë. Punimet janë ndërprerë deri në një marrëveshje të re.

    Inspektorët komunal kërkojnë si dhe të thërrasin pronarët që kanë urdhëruar ndërrimin e fotografisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark