×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Komuna nuk ka respektuar vendimin për pezullimin e punimeve në “Rrugën A”

    Insajderi
    26 October 2023 - 15:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas vendimit të Gjykatës Komerciale për pezullimin e punimeve në rrugën “A”, ka reaguar Rrjeti i OJQ-ve AVONET.

    Ata shprehen përkrahje ndaj këtij vendimi sepse sipas tyre kështu ruhet siguria juridike.

    Rrjeti i OJQ-ve AVONET shpreh përkrahjen e plotë ndaj Aktvendimit KA.nr.181/23 të datës 17.10.2023, të nxjerrë nga znj. Vlora Pacolli Rexhepi, gjyqtare e Dhomës së Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale të Kosovës, me të cilin u SHTYE ekzekutimi i vendimit PSh. nr. 144/23 i datës 19.04.2023, i nxjerrë nga i Organi Shqyrtues i Prokurimit, nga Vedat Poterqoi – Anëtar i OSHP-së. Rrjeti i OJQ-ve AVONET vlereson se ky aktvendim i shërben ruajtjes dhe garantimit të sigurisë juridike për të gjithë personat fizik dhe juridik nga ana e gjykatave të Republikës së Kosovës“, thuhet në reagim.

    Teksa ata kritikuan kryetarin edhe për deklaratat që dha ndaj Gjykatës Komerciale.

    Rrjeti i OJQ-ve AVONET shprehet jashtëzakonisht i shqetësuar nga deklarimet publike të Kryetarit të Prishtinës z. Përparim Rama, në lidhje me aktvendimin e Gjykatës Komerciale për rastin e rrugës A, kjo praktikë e tentimin për ndërhyrje në drejtësi është e rrezikshme sepse përmes këtyre deklaratave po cënohet pavarësia e sistemit gjyqësor të Republikës së Kosovës“, thuhet ndër të tjerash.

    Po ashtu Rrjeti i OJQ-ve AVONET tha se Komuna e Prishtinës po vazhdon punimet në “Rrugën A”, përkundër vendimit të Gjykatës.

    “Rrjeti i OJQ-ve AVONET ka përcjellur përmes kanaleve të informimit se Aktvendimi KA.nr.181/23 i datës 17.10.2023, i nxjerrur nga znj. Vlora Pacolli Rexhepi, gjyqtare e Dhomës së Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale të Kosovës nuk është duke u zbatuar nga Komuna e Prishtinës, për faktin se ende nuk janë pezulluar punimet në rastin në fjalë. Andaj, i bëjmë thirrje Komunës së Prishtinës që urgjentisht të ndërrmarr të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të zbatimit të Aktvendimit KA.nr.181/23 të Dhomës së Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale të Kosovës, sepse në të kundërtën po krijohen precedente të rrezikshme të cilat po rrezikojnë sigurinë juridike në vendin tonë“, theksohet në reagim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark