×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Komuna Prishtinës angazhon ish-kandidatin e LDK-së për deputetët që të ndërtojë një pjesë të stadiumit “2 Korriku”

    Insajderi
    10 March 2023 - 22:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Biznesmeni Mirsad Sylejmani që vjen nga Vitia, nuk mundi të sigurojë një ulëse për deputetë në radhët e LDK-së në zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2021. Por, kompania që ai drejton do të hyjë në biznes me bashkëpartiaket e tij në kryeqytet.

    Oferta për tender ishte e hapur për të gjithë, por vetëm kompania e ish-kandidatit për deputet garoi për të bërë ndërtimin e tribunës lindore për stadiumin ‘2 korriku’ në Prishtinë.

    Prokurimi komunal shpalli sot fitues kompaninë “Global Holding” SH.P.K. më një vlerë prej 108,381.06 eurove.

    “KF 2 Korriku” i cili gjendet në lagjen Arbëria në Prishtinë është një stadium i përmasave jo shumë të mëdha.

    Mirsad Sylejmani, kompania e të cilit do të bëjë ndërtimin e njërës prej tribunave të kësaj fushe të gjelbër është edhe pronar i klubit futbollistit “FC VITIA” SH.P.K, raporton periskopi.

    Edhe në vitin 2021, Komuna e Prishtinës, kishte lidhur një kontratë për ndërtimin e tribunës lindore për stadiumin “2 korriku”. Kontrata ishte lidhur më kompanitë NNP “ATC COM”, “Dajting”, në një vlerë prej  195, 794.07 euro. Por, komuna e Prishtinës, në fund të vitit të kaluar kishte vendosur që të ndërpresë këtë kontratë, pas kërkesës së kompanisë e cila e kishte arsyetuar këtë më ngritje enorme të çmimeve. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark