×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Komunat pa mjekë të punës, ligji nuk po lejon hapjen e konkurseve

    Insajderi
    09 April 2023 - 22:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komunat e Kosovës tash e disa vite nuk mund të hapin konkurse për të punësuar mjekë pune në QKMF-të e tyre. Krejt kjo pasi që një shërbim i tillë nuk parashihet në statusin e QKMF-ve.

    Të punësuarit në komuna të ndryshme, në veçanti ata në institucione publike, për shqetësimet e tyre shëndetësore janë drejtuar tek mjeku i punës.

    Por të njëjtit, tani janë të paktë në numër.

    Krejt kjo pasi në statusin e Qendrave të Mjekësisë Familjare, që nga vitit 2015 nuk figuron një shërbim i tillë që mund të ofrohet në QKMF-të.

    Rrjedhimisht, me pensionimin e mjekut të punës në Komunën e Fushë Kosovës, kjo pozitë është shuar.

    “E punëtorët e Komunës së Fushë Kosovës këtë shërbim e kryejnë tek mjekët familjarë. I njëjti status e ndalon edhe për pediatër e gjinekolog dhe s’kemi drejtë të hapim konkurse pasi nuk është e paraparë më statusin e QKMF-ve”, ka thënë drejtoresha e Shëndetësisë së Fushë Kosovë, Mimoza Kolshi.

    Edhe të punësuar në ndërmarrje të ndryshme, thonë se nuk kanë marrë shërbime tek mjeku i punës.

    “Nuk ka pas asnjëherë dhe askund se kemi marrë këtë shërbim. Unë kam punua në KEK dhe ne i kemi kry nga shërbimet e mjekëve por jo të komunës pasi kurrë nuk ka pas”, ka thënë Bardh Krasniqi, punëtor i KEK-ut.

    “Për qytetarin është problem kjo, por komunat këto nuk mund t’i zgjidhin, duhet ata të tjerët”, ka thënë Xhevat Mehmeti, qytetar.

    Rexhep Kaqurri, drejtor nga Instituti i Mjekësisë së Punës në Obiliq, e konsideron absurd faktin që tash e disa vite asnjë ministri nuk merret më këtë problem.

    “Deri vonë janë orientuar tek mjekët familjarë por që të njëjtit nuk janë adekuat për të bërë një ekzaminim të punëtorit. Nëse impelmentohet fondi i sigurimeve shëndetësorë dhe fondi pensional atëherë automatikisht do të bllokohet puna pasi nuk ka kush e përcakton individualitetin e punëtorëve. Në krejt Kosovën janë vetëm tre mjek të punës aktivë”, ka thënë Kaquri.

    Pavarësisht insistimit të televizionit dhe pyetjeve të dërguara tash e disa ditë për këtë temë nuk ka kthyer përgjigje Ministria e Shëndetësisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark