×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Komunikimi me serverë dështoi”, Terrorizimi i prindërve nga Qeveria Kurti, kërkojnë zgjidhje në “Network Prishtina”

    Insajderi
    26 August 2023 - 12:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Aplikimi për subvencionimin e blerjes së teksteve shkollore nisi nga dita e djeshme, por pavarësisht thirrjes, platforma është jashtë funksionit.

    Përveç mungesës së instruksioneve se si të bëhet aplikimi nga prindërit, problem tjetër del të jetë ky i pamundësisë për tu kyçur në sistem.

    Në grupin “Network Prishtina” një qytetare ka njoftuar se ajo që nga dita e djeshme ka tentuar të aplikoj në e-Kosova për tekstet shkollore por ska arritur.

    “Komunikimi me serverë ka dështuar! Ju lusim të provoni më vonë”, kështu thuhet në vegëzen e paraqitur pas përmbushjes së të dhënave.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark