Derisa pandemia COVID-19 po zbutet edhe artistët po iu rikthehen skenës për të performuar përsëri para publikut për të mbajtur performanca live.
Foo Fighters janë duke filluar gjërat me një shfaqje të madhe të dielën për të festuar rihapjen e Madison Square Garden të Nju Jorkut, shkruan CNN.
Kjo do të shënojë herën e parë në mbi 400 ditë që kur vendi ikonik ka pasur një koncert për shkak të pandemisë. Për të marrë pjesë në koncert, të pranishmit duhet të sjellin dëshmi që janë vaksinuar plotësisht.
Dhe me këtë disa prej artistëve kanë treguar datat e turneve të tyre. Artistë që kanë publikuar datat e koncerteve janë Garth Brooks, Dave Matthews, Luke Bryan, Dierks Bentley, Celine Dion dhe Maroon Five.
Qyteti i New Yorkut ka plane për një koncert të fundit në natyrë në Central Park në gusht, derisa Clive Davis ka nënshkruar për mbajtjen e tij.