×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Konferenca e Sigurisë në Mynih| Kamala Harris dënon sulmet ruse në Ukrainë

    Insajderi
    18 February 2023 - 13:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëvëndëspresidentja amerikane Kamala Harris ka nisur fjalimin e saj në Konferencën e Sigurisë që po mbahet në Mynih. Gjatë nisjes së fjalimit të saj, ajo ka dënuar aktet e forcave ruse në Ukrainë.

    “Forcat ruse kanë ndjekur një sulm të gjerë dhe sistematik ndaj popullatës civile ukrainase”, tha zëvendëspresidentja amerikane.

    Kamala Harris ka folur për mizoritë e forcave ruse gjatë luftës në Ukrainë, duke përfshirë krimet në Bucha dhe bombardimin e një teatri në Mariupol.

    Rusia nga ana tjetër ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme se ka shënjëstruar civilët.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark