×
  • Showbiz
  • Show

    Konfirmohet data e fillimit të Big Brother VIP Albania 2

    Insajderi
    16 December 2022 - 20:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas një edicioni të parë të suksesshëm, Big Brother VIP Albania fillon më 24 dhjetor.

    Kështu ka konfirmuar prezantuesja e këtij spektakli, Arbana Osmani e cila ka postuar edhe promon zyrtare

    Gjithçka që dëshironi për Krishtlindje është Big Brother VIP Albania”, ka shkruar Arbana në mbishkrimin e videos ku edhe konfirmohet data e nisjes së ‘reality-show’-të.

    Kujtojmë që fitues i edicionit të parë ishte balerini i njohur, Ilir Shaqiri.

    Çmimi kryesor në edicionin e parë të BB VIP Albania ishte shpërblimi prej 100 mijë eurosh.

    Ndërsa banorët e tjerë fituan edhe disa shpërblime të tjera si apartament apo udhëtime nëpër në vende ndryshme të botës.

    Duke qenë se personazhet që bën pjesë janë fytyra të njohura për publikun tashmë kanë nisur të lakohen emrat e parë megjithatë akoma nuk janë konfirmuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark