Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, të martën do të jetë në Kosovë.
Lajçak do të pritet në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi për media.
Siç bëhet e ditur, vizita është paralajmëruar për ora 9:00.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak”, thuhet në njoftim
Ndryshe, Lajçak ishte sot në vizitë në Beograd ku u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.