×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Konfirmohet marrëveshja e madhe mes 2 Korrikut dhe Besiktasit

    Insajderi
    01 June 2021 - 14:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Klubi kosovar, 2 Korriku ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Besiktastin, për një mundësi të madhe për t’u zhvilluar më tej.

    Ky bashkëpunim me gjigantin turk që ka për bashkëpunëtor edhe Fikret Havollin, do të ngërthej në vete fusha të ndryshme në të cilat klubet respektive mund të bashkëpunojnë, siç janë: mundësia që futbollistët nga shkolla e 2 Korrikut me talentët që të provohen në Turqi te Besiktas, bashkëpunimi me trajnerë si dhe shumëçka tjetër, e tëra me qëllim që në klub të rritet profesionalizmi dhe të ecet përpara drejt sukseseve të reja në të ardhmen.

    Marrëveshja për bashkëpunim, është arritur në Turqi, në takimin e mbajtur në Stamboll, takim në të cilin u diskutuan temat e lartpërmendura, konkretisht fushat në të cilat klubet mund të bashkëpunojnë, dhe ku morën pjesë drejtori Fidan Firat, bashkëpunëtori në këtë marrëveshje, Fikret Havolli, si dhe bashkëthemeluesi i Klubit të Futbollit “2 Korriku”, Shaban Baholli.

    Për marrëveshjen e arritur mes dy klubeve është raportuar edhe nga ana e mediumit turk, Hurrieyt, që shkruan për detajet e bashkëpunimit.

    Natyrisht se bashkëpunimi do të jetë tejet i rëndësishme për 2 Korrikun, që do të përfitojë përvojë të madhe nga Besiktasi, që është aktualisht ftues i Kupës dhe Superligës së Turqisë.

    Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë (pa ndërhyrje) të 2 Korrikut:

    Lajm i madh për futbollin kosovar – mundësi e mirë për zhvillim

    Së shpejti nis bashkëpunimi ndërmjet kampionit dhe fituesit të Kupës së Turqisë, Beşiktaş, dhe Shkollës së Futbollit “2 Korriku”.

    Një lajm i mirë, tashmë zyrtar, është ai i arritjes së bashkëpunimit ndërmjet dy klubeve, atij turk, Beşiktaş, dhe klubit nga Kosova, 2 Korriku. Ky bashkëpunim më se i nevojshëm, është shenjë e mirë se puna e bërë ndër vite po shpërblehet dhe se tashmë e tëra që na mbetet është shfrytëzimi i mundësive të dhëna nga ky bashkëpunim si dhe rritja e intensitetit të punës edhe më shumë.

    Ky bashkëpunim me gjigjantin turk që ka për bashkëpuntor edhe Fikret Havollin, do të ngërthej në vete fusha të ndryshme në të cilat klubet respektive mund të bashkëpunojnë, siç janë: mundësia që futbollistët nga shkolla jonë e futbollit të provohen në Turqi te Beşiktaş, bashkëpunimi me trajnerë si dhe shumëçka tjetër, e tëra me qëllim që në klub të rritet profesionalizmi dhe të ecet përpara drejt sukseseve të reja në të ardhmen.

    Marrëveshja për bashkëpunim, e zyrtarizuar sot, është arritur në Turqi, në takimin e mbajtur në Stamboll, takim në të cilin u diskutuan temat e lartpërmendura, konkretisht fushat në të cilat klubet mund të bashkëpunojnë, dhe ku morën pjesë drejtori Fidan Firat, bashkëpuntori në këtë marrëveshje, Fikret Havolli, si dhe bashkëthemeluesi i Klubit të Futbollit “2 Korriku”, Shaban Baholli.

    Në lidhje me këtë bashkëpunim, për faqen zyrtare të klubit, u prononcua Shaban Baholli, një nga bashkëthemeluesit e Klubit të Futbollit “2 Korriku”. Ai theksoi se: “Një lajm jashtëzonisht i mirë për ne si klub dhe shkollë futbolli është ky i bashkëpunimit me një klub të madh, me traditë e histori si Beşiktaş. Ndarja e përvojave me klube të tilla, pa dyshim se na mundëson që të përmirësohemi, të mësojmë shumë dhe të planifikojmë në mënyrë sa më të mirë planet për të ardhmen, sepse bashkëpunimet e tilla kanë për qëllim planet afatgjate, në atë mënyrë që profesionalizmi në klub të rritet dhe të arrihet niveli i dëshiruar.”

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    23 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark