Pas fillimit të vitit 2016, kur Tundra e dytë – në të njëjtin vit – regjistroi edhe numrin magjik të një milion miljeve (rreth 1.6 milion km), një kopje e të njëjtit model tregoi se nuk ishte rastësi. Është gjithashtu interesante që të dy automjetet janë mbajtur në të njëjtin shërbim Toyota në qytetin Houma të Luizianës.
Sipas The Drive, kjo Tundra deri në 1.6 milion km u drejtua nga Aron Morvant, i cili për shkak të natyrës së punës – furnizues i pajisjeve të rafinerive të naftës- kishte një mesatare prej 134,000 km në vit.
Duke marrë parasysh distancën e madhe të udhëtimit dhe transportin e shpeshtë të pjesëve të rënda në zonën e ngarkesës, Tundra e tij është ende në gjendje mjaft të mirë.
Ai posedon motor origjinal Toyota 4.7 litërsh V8, dhe transmetimi automatik është riparuar para disa qindra-mijëra kilometrave. Pronari, ndër të tjera, ndryshoi 20 goma për një milion milje, dhe të gjitha ndërhyrjet e tjera, thotë ai, ishin pjesë e mirëmbajtjes së rregullt të automjetit.