Portugali luan sonte sfidën e dytë të grupit F ndaj Gjermanisë në Munich, raporton Insporti.
Skuadra e Fernando Santos vjen nga një fitore e madhe 3-0 ndaj Hungarisë në ndeshjen e parë, dhe do tentojë të sigurojë kualifikimin në raundin tjetër ndaj Gjermanisë, e cila ndeshjen e parë pësoi disfatë ndaj Francës.
Joao Felix do të mungojë në takimin e sotëm për shkak të një lëndimit.
Sulmuesi i Atletico Madrid, nuk ishte i gatshëm nga minuta e parë as në ndeshjen ndaj Hungarisë, ndërkohë sot nuk do të jetë fare pjesë e skuadrës.
Kujtojmë që takimi fillon nga ora 18:00./Insporti.com/