×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Konfirmohet mungesa e madhe e Shqipërisë për ndeshjen me Spanjën dhe Gjeorgjinë

    Insajderi
    24 March 2022 - 11:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombëtarja shqiptare e futbollit nuk do të ketë në dispozicion një nga elementët e rëndësishëm të grupit kuqezi për sfidën e kësaj fundjave ndaj Spanjës dhe atë të mesjavës së ardhshme kundër Gjeorgjisë.

    Amir Abrashi do të jetë mungesë e sigurt për këto sfida, pasi nuk ia ka dalë që të rikuperojë në kohë.

    Abrashi ishte përfshirë në listën e trajnerit Reja dhe pritej që të kishte një rol të rëndësishëm në këto dy ndeshje miqësore pasi tekniku italian vlerëson shumë kontributin e tij taktik, por edhe shpirtin luftarak që duhet në ndeshje si ajo ndaj iberikëve.

    Por një dëmtim muskulor i pësuar në kampionatin zviceran me Grasshopers bëri që mesfushori të mos udhëtonte drejt Spanjës, në pritje të testeve mjekësore.

    Ai i është nënshtruar fizioterapisë për këtë dëmtim, por është mësuar se nuk ia del të jetë në kohë për këto duele. Ndaj do të jetë një tjetër mungesë për kuqezinjtë të cilët humbën që në ditën e parë të grumbullimit Bajramin dhe Mihajn.

    Nuk dihet ende nëse Reja do të vendosë të grumbullojë një lojtar tjetër në vend të Abrashit apo nëse do të vazhdojë grumbullimin me këtë numër futbollistësh.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark