×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Konfirmohet ndeshja miqësore mes Kosovës U21 dhe Gjilanit

    Insajderi
    27 May 2021 - 11:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësuesja U21 e Kosovës është grumbulluar ditë më parë për ndeshjet e muajit qershor.

    Dardanët e rinj kanë nisur përgatitjet për ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Evropian 2023, që do ta zhvillojë më 8 qershor kundër Andorrës, në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

    Por para kësaj sfide, Kosova U21 do të zhvillojë një ndeshje miqësore në të njëjtin stadium.

    Të besuarit e trajnerit Michael Nees do të kenë përballë skuadrën e Superligës së Kosovës, Gjilanin.

    Ky takim tanimë është konfirmuar dhe do të zhvillohet të enjten e 3 qershorit.

    Ka qenë faqja zyrtare e klubit gjilanas që ka konfirmuar takimin i cili do të zhvillohet me fillim nga ora 17:30 në kryeqytet.

    Do të jetë një test si për Kosovën ashtu edhe për skuadrën e Ismet Munishit. 

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    23 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark