×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Konfirmohet përfshirja e Abramovichit në bisedimet Ukrainë – Rusi, e konfirmon zëdhënësi i tij

    Insajderi
    28 February 2022 - 12:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në këto momente kanë filluar bisedimet për armëpushim ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë. Bisedimet janë duke u zhvilluar në Minsk të Bjellorusisë, shkruan Insporti.com.

    Sipas gazetës izraelite “The Jerusalem Post” në këto bisedime është i përfshirë edhe milardieri rus, Roman Abramovich. Abramovich është pronar i klubit anglez Chelsea dhe gjatë fundjavës ai përmes një komunikate për shtyp njoftoi se drejtimin e klubit ja ka deleguaradministratorëve të fondacionit bamirës dhe se nuk është i përfshirë në politikë apo në luftën Rusi – Ukrainë.

    Megjithatë, përfshirja e tij është konfirmuar nga zëdhënësi i tij zyrtar.

    “Unë mund të konfirmoj se Roman Abramovich është kontaktuar nga ana e Ukrainës që të arrihet një marrëveshje e paqes, dhe që nga ai moment ai është duke ndihmuar. Duke ditur situatën, ne kërkojmë nga ju që kuptoni se pse nuk kemi komentuar situatën apo përfshirjen e tij. Faleminderit”, ka deklaruar zëdhënësi i Abramovichit.

    Po ashtu, edhe producenti ukrainas Alexander Rodnyansky ka konfirmuar përfshirjen e Abramovichit, duke insistuar se pronari i Chelseat është i vetmi person që i është përgjigjur thirrjes për ndihmë.

    https://insporti.com/fillojne-bisedimet-ukraine-rusi-i-perfshire-edhe-pronari-i-chelseat-abramovich/

    “Ata janë lidhur me Roman Abramovich nëpërmjet komunitetit hebre dhe i kanë kërkuar ndihmë. Roman Abramovich ka tentuar që të mobilizojë një mbështetje për një zgjidhje paqësore që nga ai moment. Edhe pse ndikimi i tij është i limituar, ai është i vetmi që është përgjigjur”.

    Abramovich që nga viti 2018 nuk ka ri-aplikuar për vizën britanike dhe është parë rrallë në stadiumin “Stamford Bridge” për të parë nga afër klubin e tij Chelsea.

    Hera e fundit ishte në barazimin e Chelseat me Manchester United 1:1 në nëntor të vitit të kaluar.

    Miliardier ruso-izraelit, 55-vjeçar, Chelsean e ka blerë në vitin 2003 duke e ndihmuar të bëhët një ndër klubet më të sukseshëm në Angli dhe Evropë.

    Që kur mori pronësinë e klubit, Chelsea ka fituar 19 tituj. /Insporti.com/

    https://insporti.com/cfare-do-te-thote-largimi-i-roman-abramovich-per-londinezet-e-chelsea/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark