×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Konfirmohet vdekja e dy kosovarëve në aksidentin në Rrugën e Kombit

    Insajderi
    18 October 2023 - 22:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy të vdekurit në aksidentin në Rrugën e Kombit në Kukës janë kosovarët S.O., 58-vjeçar dhe N.O., 45-vjeçar.
    Këtë për Gazetën Insajderi e bëri të ditur Genti Mullahi nga Policia e Shtetit.

    “Kukës/Informacion shtesë Në lidhje me aksidentin e ndodhur në tunelin e Kalimashit, ku u përfshinë në një aksident rrugor automjetet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin I. L, banues në Kosovë, dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh.S, banues në Kosovë, ju informojmë se shtetasit që kanë humbur jetën janë S.O, 58 vjeç, dhe N. O, 45 vjeç, banues në Kosovë, pasagjerë në automjetin tip “Ford”. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe dokumentin ligjor të kësaj ngjarjeje”, tha Mullahi. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark