×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Konfirmon Borell: BE i ka pranuar përgjigjet për planin franko-gjerman nga Kosova e Serbia

    Insajderi
    04 November 2022 - 15:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borell, ka pohuar se Bashkimi Evropian ka marrë përgjigje për propozimin franko-gjerman nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

    Para takimit të ministrave të Punëve të Jashtme të G7 në Munster të Gjermanisë, Borrell, tha se Kosova dhe Serbia duhet të kapërcejnë krizën e përhershme dhe të arrijnë normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve mes tyre.

    Ai tha se kanë marrë përgjigje nga dy palët për propozimin franko-gjerman dhe po i studiojnë ato.

    “Ne kemi punuar shumë për këtë me përfaqësuesin e posaçëm, Misrosav Lajçak, para verës ne i paraqitëm një plan të dyja palëve, Kosovës dhe Serbisë, për të kapërcyer krizën e përhershme, ku kemi punuar dhe për të kërkuar një normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve mes tyre, dhe unë jam shumë mirënjohës për mbështetjen e Gjermanisë dhe Francës për këtë propozim”.

    “Kemi marrë përgjigje nga të dyja palët, po i studiojmë ato, dhe mendoj se ky është një rast i mirë që duhet të shfrytëzohet për ta bërë më normale marrëdhënien mes Prishtinës dhe Beogradit, në mënyrë që të dyja të përfitojnë në rrugën evropiane. Ky normalizim i marrëdhënieve është shumë i rëndësishëm, dhe në ditët në vijim, do të shohim se cila është përgjigja për këtë propozim, dhe shpresoj se do të ketë një përparim dhe një hap përpara në këtë proces”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark