×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Konfiskohen 55 zolla që nga sulmi terrorist në Banjskë

    Insajderi
    08 March 2024 - 08:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvëndësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka bërë të ditur se bastisja në Zveçan tanimë ka mbaruar, ndërsa ajo në Mitrovicën Veriore është duke vazhduar ende.

    Ai ka thënë se Policia e Kosovës është duke asistuar në këto dy raste të bastisjeve, e që kanë të bëjnë me dy barnatore.

    Ndërsa për pesë zollat e gjetura afër Manastirit të Banjskës, ai ka thënë se ato janë pjesë e sulmit terrorist të 24 shtatorit. “Nuk mund të jap detaje, rasti është pjesë e hetimeve”, ka thënë ai.

    “Shtatë ose tetë i kanë gjuajtur, 50 i patëm konfiskuar, edhe pesë këto bëhen gjithsej 55 që i kemi konfiskuar, është një numër i madh që i kemi konfiskuar gjatë operacionit të Banjskës, të cilat janë shumë të rrezikshme”, ka thënë tutje ai për RTV Dukagjini.

    Elshani ka shtuar se Policia e Kosovës është e pranishme në veriun e vendit dhe se nuk kanë ndonjë problem  të madh.

    “Policia e Kosovës është në çdo cep të Kosovës, specifikisht në veri të vendit, kjo për ne është e rëndësishme që të mos kemi ndonjë ndalesë, ndonjë zonë që s’mund të hyjmë, banesë që s’mund të kontrollojmë ose shërbim që s’mund të ofrojmë,…këto probleme nuk i kemi”, ka shtuar tutje Elshani.

    Tutje, ai ka theksuar nevojën që institucionet e vendit të jenë më të pranishme në këto komuna, duke përfshirë këtu edhe Agjencinë Për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK).

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark