×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Konfiskohen dy armë në Vushtrri e Skënderaj

    Insajderi
    13 January 2024 - 12:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Janë konfiskuar dy armë zjarri në 24 orët e fundit, në Vushtrri dhe Skenderaj.

    Në rastin e parë, njësia policore në Vushtrri, gjatë kontrollit të detajuar tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë me katër fishekë dhe një sprej.

    Ndërsa në rastin e dytë, njësia policore në Skenderaj, gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë me 17 fishekë.

    Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

    Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprën penale ,,Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    May be an image of lighter and text
    No photo description available.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark