Insajderi
Lajme

Konfiskohen mbi një kilogram marihuanë në Prishtinë, kapen dy të dyshuar

Insajderi
16 November 2023 - 09:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Konfiskohen mbi një kilogram marihuanë në Prishtinë, kapen dy të dyshuar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë pasi janë kapur me substancë narkotike të llojit marihuana në sasi prej mbi një kilogram.

Arrestimi ka ndodhur pasditen e së mërkurës në rrugën “Lekë Dukagjini” në lagjen e Dardanisë, njofton Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, shkruan Gazeta Insajderi.

Në njoftim specifikohet se janë konfiskuar një kilogram e 175.1 gram marihuanë, një revole të llojit “Zoraki”, karikator me një fishek dhe një peshore digjitale.

“Rr. Lekë Dukagjini, Prishtinë  15.11.2023-18:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit dhe në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar 9.6 gram substancë e dyshuar narkotike. Lidhur me rastin në konsultim me prokurorin, është bastisur shtëpia e njërit të dyshuar me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar edhe 1 kg e 175.1 gram substance narkotike e llojit marihuanë , një revole Zoraki me një karikator me një fishek dhe një peshore digjitale”, thuhet në njoftim të PK-së.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, sipas policisë. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark