×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Konflikti në biznes dhe mënyrat për parandalimin e tij

    Insajderi
    06 June 2019 - 09:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Diversiteti nuk duhet të jetë element për paragjykime dhe diskriminim, por të konsiderohet si një vlerë, pasuri dhe mundësi për të arritur përfitime për biznesin.

    Konflikti në biznes është një fenomen i dëmshëm kurdoherë dhe në çfarëdo forme që manifestohet. Konflikti është si një kancer i cili, po nuk u parandalua me kohë dhe në mënyrën e duhur, lë pasoja të mëdha për biznesin dhe personat e përfshirë në konflikt. Konflikt mund ta jetë burim i frikës, zemërimit, dëshpërimit, dhunës etj. dhe ndodh nga mosmarrëveshjet ndërmjet palëve të përfshira. Konflikti negativ do ishte më e mira të parandalohej me masat dhe rregullat e krijuara paraprakisht.

    Konfliktet mund të ndodhin në vende të ndryshme të biznesit ndërmjet individëve apo grupacioneve të ndryshme. Njerëzit kanë personalitete të ndryshme dhe në rastet kur mendojnë se po ju cenohet një e drejtënë interes, apo një pushtet,  ata mund të tolerojnë, të anashkalojnë, të bëjnë kompromis, të bashkëpunojnë apo edhe të mbrojnë kauzën e tyre me forcë, gjë që shpie në konflikti. Konflikti mund të shkaktohet nga konkurrenca për burimet e pamjaftueshme, nga ndeshja e interesave, apo nga frustrimi.

    Konfliktet në punë midis kolegëve, menaxherëve, por edhe ndërmjet ortakëve ndodhin në shumicën e rasteve sepse nuk i kanë të mirëpërcaktuara detyrimet dhe të drejtat që ata kanë.

    Është detyrë dhe obligim i personave vendimmarrës që të hartojnë rregulla, parime specifike, të qarta, të pranuara nga palët, në mënyrë që aktiviteti i biznesit të funksionojë në mënyrën më të mirë të mundshme.

    Disa persona janë më emocione negative, kanë personalitet gjenetik konfliktuoz, mbikëqyrja e tyre kërkon angazhim shtesë sepse mund të kontaminojnë edhe rrethin ku ata punojnë.

    Është e pamundur dhe as që duhet të mendohet që emocionet të eliminohen sepse janë pjesë e jetës njerëzore. Emocionet negative kanë potencial  të krijojnë sjellje irracionale dhe si pasojë, negocimi të marrë drejtimin e padëshiruar, të prishen marrëdhëniet ndërmjet palëve e ndoshta edhe të sjellë një konflikt të ri. Si emocione të këtij lloj mund të konsiderohen emocionet e frikës, zemërimit, turpit etj

    Konflikti në biznes është një fenomen i dëmshëm kurdoherë dhe në çfarëdo forme që manifestohet. Konflikti është si një kancer i cili, po nuk u parandalua me kohë dhe në mënyrën e duhur, lë pasoja të mëdha për biznesin dhe personat e përfshirë në konflikt. Konflikt mund ta jetë burim i frikës, zemërimit, dëshpërimit, dhunës etj. dhe ndodh nga mosmarrëveshjet ndërmjet palëve të përfshira. Konflikti negativ do ishte më e mira të parandalohej me masat dhe rregullat e krijuara paraprakisht.

    Konflitet mund të ndodhin në vende të ndryshme të biznesit ndërmjet individëve apo grupacioneve të ndryshme. Njerëzit kanë personalitete të ndryshme dhe në rastet kur mendojnë se po ju cenohet një e drejtënë interes, apo një pushtet,  ata mund të tolerojnë, të anashkalojnë, të bëjnë kompromis, të bashkëpunojnë apo edhe të mbrojnë kauzën e tyre me forcë, gjë që shpie në konflikti. Konflikti mund të shkaktohet nga konkurrenca për burimet e pamjaftueshme, nga ndeshja e interesave, apo nga frustrimi.

    Konfliktet në punë midis kolegëve, menaxherëve, por edhe ndërmjet ortakëve ndodhin në shumicën e rasteve sepse nuk i kanë të mirëpërcaktuara detyrimet dhe të drejtat që ata kanë.

    Është detyrë dhe obligim i personave vendimmarrës që të hartojnë rregulla, parime specifike, të qarta, të pranuara nga palët, në mënyrë që aktiviteti i biznesit të funksionojë në mënyrën më të mirë të mundshme.

    Disa persona janë më emocione negative, kanë personalitet gjenetik konfliktuoz, mbikëqyrja e tyre kërkon angazhim shtesë sepse mund të kontaminojnë edhe rrethin ku ata punojnë.

    Është e pamundur dhe as që duhet të mendohet që emocionet të eliminohen sepse janë pjesë e jetës njerëzore. Emocionet negative kanë potencial  të krijojnë sjellje irracionale dhe si pasojë, negocimi të marrë drejtimin e padëshiruar, të prishen marrëdhëniet ndërmjet palëve e ndoshta edhe të sjellë një konflikt të ri. Si emocione të këtij lloj mund të konsiderohen emocionet e frikës, zemërimit, turpit etj.

    Biznesi është një aktivitet ekonomik ku përfshin shërbimet, prodhimin e mallrave, tregtimin e produkteve apo të shërbimeve me qëllim që të arrijë fitim. Nga aktiviteti ekonomik i bizneseve përfitojnë, pronarët e bizneseve, punëtorët, furnitorët, konsumatorët, shteti nga vjelja e taksave dhe e tatimeve, huadhënësit (bankat) etj., por në këtë zinxhir mund të ketë edhe shfaqje të konfliktit.

    Në biznes personat përgjegjës vendimmarrës janë të detyruar të marrin vendime të caktuara për të mirën e funksionimit të biznesit. Në shumë raste vendimet që ata marrin për të realizuar objektivat e përcaktuara mund t’i prekin interesat e individëve të caktuar brenda biznesit apo jashtë tij, e nganjëherë ato vendime mund të prekin apo të krijojnë pakënaqësi te grupe të caktuara brenda biznesit apo organizatës. Mosmarrëveshjet, pakënaqësitë që mund të sjellin te konflikti, është gati e pamundur të eliminohen në tërësi, por është me rëndësi të krijohen rregulla dhe mekanizma për parandalimin e tyre dhe në rastet kur konflikti ndodh, ai duhet të gjejë zgjidhje në mënyrën më të mirë të mundshme dhe pikësynim duhet të jetë që rastet e tilla të mos përsëriten. Rregullat dhe kriteret duhet të jenë etike, të drejta, praktike dhe të qarta për t’u kuptuar.

    Konflikti është një mosmarrëveshje e thellë, kundërshtim i interesave, situatë ku qëndrimet e palëve janë të kundërta, të tensionuara, ka acarim të marrëdhënieve, mungesë  tolerance, mungesë komunikimi, dallime të vlerave, qëllimeve, që mund të fillojë me mosmarrëveshje verbale dhe pastaj të devijojë në një ushtrim  force.

    Me termin konflikt, u referohemi dallimeve të perceptuara të cilat sjellin si rezultat disa forma ndërhyrjeje ose kundërshtimi.

    Konflikti është një dukuri që shpie në dhunë të organizuar të shkaktuar nga përfshirja e palëve, që kanë pozicione të papërputhshme për çështje të ndryshme, kanë qëndrim armiqësor dhe forma të caktuara veprimi diplomatik dhe ushtarak.

    Ekzistenca e konfliktit si një dukuri jetësore është e lashtë sa dhe historia e njerëzimit.

    Konflikti në biznes mund të ndodhë për një mori arsyesh, njësoj si në fushat e tjera të jetës. Konfliktet mund të kenë si shkak aspektin materialterritorialaspektin moral-etik, për shkak të dallimeve gjuhësore, kombëtare, fetare, gjinore, sociale, gjeneratave, racore, politike, ideologjike, kulturore apo aspekte të tjera. Në rastet kur mungon komunikimi profesional dhe i sinqertë ndërmjet individëve apo grupeve të caktuara brenda biznesit, mund të shkaktohen mosmarrëveshjet apo konflikti.

    Konflikti ndërmjet palëve mund të jetë konflikt verbal ose konflikt fizik. Konflikti te palët e përfshira shkakton stres, i cili ka ndikim negativ në shëndetin mendor dhe atë fizik.

    Konfliktet klasifikohen edhe në dy forma të tjera, bazuar në funksionalitetin e tyre: konflikte funksionale(pozitive) dhe konflikte jofunksionale (negative).

    Konflikti dëmton apo ul dinjitetin dhe respektin, dëmton marrëdhëniet, shpenzon kohë të panevojshme, ul efektivitetin dhe produktivitetin, shkakton stres, dëme financiare dhe pasiguri.

    Çdo konflikt duhet të jetë mësim dhe të ushqehet apo të mos ushqehet në mënyrë që të ndodhë apo të mos ndodhë përsëri.

    Nivelet dhe llojet e konfliktit në biznes mund të jenë:

    • Individuale (konflikt ndërpersonal) ku konflikti ndodh ndërmjet individëve,
    • Grupor (konflikti brenda grupit-grupeve), kur konflikti ndodh brenda dhe ndërmjet grupeve.
    • Biznesi, kur konflikti ndodh brenda dhe mes biznesit, dhe përfshinë tërë biznesin në dimensionin vertikal ndërmjet drejtueseve dhe vartësve, dhe konflikt horizontal, që ndodh ndërmjet departamenteve dhe grupeve punuese të biznesit.

    Konfliktet kanë disa nivele të paraqitjes, si: mospajtim, gjykim (akuzim), kërcënim, sanksionim, sulm fizik.

    Shumë mosmarrëveshje dhe konflikte mund të zgjidhen me shpërblim e disa me ndëshkim.

    Puna në biznes ka ngjashmëri me lojërat sportive ekipore, kur lojtarët bashkëveprojnë në mënyrën e duhur, pa konflikte negative, rezultatet janë përherë premtuese dhe arritje të fitoreve.

    Aty ku emocionet janë negative ka mungesë të informatave, mosbesim, tension, konkurrencë joparimore, tensionim të gjendjes dhe konflikt të mundshëm.

    Mënyra tradicionale e zgjidhjes së konfliktit këshillon përqendrim te detyrat duke u shmangur çështjen e marrëdhënieve.

    Konfliktet etike në biznes

    Konfliktet etike në biznes paraqesin një formë të gabuar të sjelljes ku thyhen parimet etike, ku ka mashtrim, pandershmëri, manipulim, shkelje të konfidencialitetit etj. Konflikti etik ndodh kur merret një vendim i cili mund të jetë i paligjshëm, i ndikuar politikisht, i padrejtë për një palë të tretë. Sjellje joetike mund të bëjë edhe një punëtor i cili në vend se të bëjë punët që i janë deleguar, ai loz lojëra kompjuterike, shpërndan sekretet e biznesit apo bën shkelje të tjera.

    Rastet më të shpeshta të sjelljes joetike të bizneseve kanë të bëjnë me evazionin fiskal,  mashtrimet e klientëve, shkeljet e sigurisë në punë etj.

    Menaxhimi në biznes duke u bazuar në rregulla, standarde, të drejta apo parime etike zvogëlon mundësinë e shfaqjes së konflikteve të natyrave të ndryshme. Menaxhimi i shkeljeve disiplinore dhe i ankimimeve duhet të bëhet duke i trajtuar me dinjitet personat e përfshirë, duke u mbështetur mbi bazat etike të biznesit dhe në asnjë mënyrë të mos krijohet hapësirë për konflikte.

    Etika në biznes përkufizohet si shkencë e cila studion moralin, shkencë që studion sjelljet e njerëzve, shkencë e cila merret me normat, rregullat dhe ligjet e një shoqërie.

    Të gjitha format e diskriminimit, si: diskriminimi seksual, racor, kombëtar, politik, fetar,  gjinor, statusit martesor, social, diskriminimi sipas invaliditetit, diskriminimi sipas moshës përbëjnë mospranim të diversitetit dhe shkelje të etikës në biznes dhe gjithashtu mundësi ose burim  konflikti.

    Disa nga rastet më të shpeshta ku mund të paraqitet konflikti në biznes

    Është me rëndësi të dihet burimi i konfliktit të mundshëm në mënyrë që ai të parandalohet.

    Konflikti mund të shfaqet për shkak të dallimeve apo preferencave fetare, etike apo politike.

    Konflikti për pushtet lind atëherë kur palët mundohen ta rrisin ndikimin në procesin e vendimmarrjeve.

    Konflikti mund të  ketë burim aspektin material (ekonomik), që përfshin konkurrencën për të zotëruar burime monetare, njerëzore apo hapësirë.

    Konflikti për shkak të famës, ndodh kur një person dëmton imazhin e personit tjetër duke thënë gjëra të vërteta apo të pavërteta me qëllim që të ulë popullaritetin e tij.

    Konflikti i interesit është rasti kur personi dëshiron të arrijë qëllimet dhe përfitimet personale duke keqpërdorur pozitën e vet, duke dëmtuar interesat e biznesit apo të personave të tjerë.

    Konflikti ndërpersonal, kur palët kanë qëllime, nevoja, sjellje të ndryshme ndërmjet tyre.

    Konflikti për shkak të përkufizimit të paqartë të përgjegjësisë

    Pasi të keni njohuritë e duhura se nga mund ta ketë burimin konflikti, do të jeni më  kompetent për ta trajtuar atë. Para se të veprojmë duhet të analizojmë faktorët që ndikojnë në shfaqjen e konfliktit e pastaj të përzgjedhim mënyrat  më efikase me të cilat mund të reagojmë dhe menaxhojmë konflikin. Nëse intervenohet me kohë, mundësia për të zgjidhur konfliktin do jetë më efikase.

    Disa nga rastet më të shpeshta ku mund të paraqitet konflikti në biznes janë:

    • Konflikti ndërmjet aksionarëve apo ortakëve në biznes,
    • Konflikti ndërmjet punëdhënësve dhe punëmarrësve,
    • Konflikti ndërmjet punëmarrësve brenda një organizate,
    • Konflikti ndërmjet menaxherëve dhe punonjësve,
    • Konflikti ndërmjet ndërmarrjeve apo kompanive të ndryshme e sidomos në rastet kur kompanitë janë konkurrente ndërmjet tyre,
    • Konflikti ndërmjet bizneseve dhe medieve,
    • Konflikti biznes-organet-institucionet shtetërore,
    • Konflikti ndërmjet kreditorit dhe debitorit (borxhliut),
    • Konflikti ndërmjet prodhuesit, krijuesit apo ofruesit të produktit a shërbimit dhe konsumatorit.

    Konflikti ndërmjet aksionarëve apo ortakëve në biznes

    Konflikti ndërmjet aksionarëve apo ortakëve në një biznes mund të ndodhë kur ndërmjet tyre mungojnë besimi, korrektësia, kur ekzistojnë keqkuptimet, keqpërdorimet nga ndonjëri prej tyre, mospërcaktimi i saktë i detyrave, i  mënyrës së vendimmarrjes apo përgjegjësive në biznes.

    LEXO EDHE:  Kjo foto e planetit Saturn është shkrepur nga kamera e Galaxy S8

    Aksionarët në shumë raste bëjnë përpjekje për të dominuar me rastin e marrjes së vendimeve me qëllim të realizimit të interesave të tyre personale, gjë që mund të shpjerë në konflikt.

    Konflikti ndërmjet aksionarëve apo ortakëve mund të lindë në rastet kur ka mospajtime me rastin e përzgjedhjes së stafit për kryerjen e detyrave të caktuara apo me rastin e përjashtimit nga puna të ndonjë personi që aksionari tjetër nuk pajtohet. Këtu mund të bëjë pjesë edhe “konflikti i interesit”, i cili mund të manifestohet në forma të ndryshme duke filluar nga përpjekja për ta “kapur” biznesin, dhënia e favoreve personave të afërt etj.

    Në shumë raste aksionarët, për shkak se nuk arrijnë të gjejnë gjuhë të përbashkët, vendosin të ndajnë biznesin apo kapitalin e krijuar gjatë viteve. Ky vendim sjell në shumicën e rasteve mosmarrëveshje dhe konflikte edhe më të theksuara.

    Konflikti mund të paraqitet rreth asaj se cili do ta trashëgojë emrin, produktet apo shërbimet e biznesit, si do të bëhet ndarja e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme dhe të mirave të tjera material të krijuara deri në ato momente.

    Konflikt mund të sjellë edhe mosmarrëveshja se si do bëhet ndarja e obligimeve-detyrimeve (llogaritë e pagueshme), të hyrave që pritet t’i inkasojë biznesi në të ardhmen (llogaritë e arkëtueshme), pra, të hyrat që janë krijuar nga biznesi deri në ato momente.

    Nëse sjelljet e aksionarëve do të jenë racionale, mosmarrëveshjet apo keqkuptimet e rastit tejkalohen me më pak vështirësi dhe njëkohësisht parandalohet konflikti.

    Statuti i biznesit është një rregullore e cila mund të ndihmojë në parandalimin e konfliktit, por edhe nëse ai ndodh, që t’i japë zgjidhje atij.

    Konflikti ndërmjet punëdhënësve dhe punëmarrësve

     Nëse udhëheqësi gabon në përcaktimi i vizionit, qëllimit, në zgjedhjen dhe seleksionimin e stafit me rastin e punësimit dhe në përcaktimin e saktë të detyrave të punës që në fillim, do ushqehet një vatër e konfliktit të mundshëm. Në ditët e sotme, si pasojë e mosmarrëveshjeve dhe konflikteve punëdhënës-punëmarrës, është rritur numri i çështjeve gjyqësore me pretendimin për shkelje të rregullave të biznesit apo për diskriminim. Gjithmonë do të ketë arsye që biznesi apo organizata të ndërmarrë masa formale disiplinore ndaj të punësuarve për shkeljet që ata do bëjnë në vendin e punës. Interesat e punëmarrësit dhe të punëdhënësit në shumë raste janë përbashkëta e në disa raste, kur kemi të bëjmë me shpërndarjen pagës dhe të fitimit, janë të kundërta

    Konflikti ndërmjet punëdhënësit dhe punëmarrësit mund të ndodhë në shumë raste. Konfliktet zakonisht ndodhin edhe për shkak të mospërcaktimit me kohë dhe në mënyrën më të mirë të mundshme të përpilimit të kontratës së punës. Në shumë raste mënyra e realizimit të objektivave të biznesit nuk përputhet me mentalitetin e personave që duhet ta realizojnë ato objektiva.

    Rastet më të zakonshme të konflikteve apo mosmarrëveshjeve të kësaj natyre janë ato kur:

    – Punëdhënësi nuk arrin ta bëjë pagesën e pagës në shumën e përcaktuar me kontratë, të pagesës së kontributeve, sigurimeve shëndetësore, pagesës së bonuseve apo formave të tjera të shpërblimit.

    Rezultatet e pyetësorit tregojnë që  mesatararisht 37 për qind e fuqisë totale punëtore të punësuar nuk është ligjërisht e deklaruar.

    -Për shkak të informalitetit që punëdhënësi vepron me punëmarrësin ku e angazhon në detyrat e caktuara pa bërë kontratë pune dhe kështu bënë evazion fiskal dhe njëkohësisht edhe shkeljen e të drejtave të punëmarrësit.

    -Në rastet kur punëdhënësi keqpërdor pozitën apo hierarkinë dhe bën ngacmime, frikësime apo kërcënime në ambientet e punës, të cilat ndikojnë në probleme të shëndetit mendor, si depresioni dhe ankthi.

    -Në rastet kur u caktohet ndonjë pozitë më e ulët e punës sesa ajo ekzistuese.

    -Në rastet kur i shqiptohet ndonjë ndëshkim disiplinor apo ndalesë financiare nga ana e punëdhënësit ndaj punëmarrësit për shkak të ndonjë vjedhjeje për përfitim personal, keqpërdorim, moszbatim i vendimeve, mos raportim, shkeljeve disiplinore, apo shkelje të natyrave të tjera që punonjësi ka bërë.

    – Në rastet kur nuk u jepet mundësi e barabartë punëmarrësve për të shfaqur aftësitë dhe ambiciet e tyre. Pra, bëhet shkelje, diskriminim e konceptit të shanseve të barabarta të punësimit, u pamundësohen shanset për rritje personale dhe zhvillim.

    -Në rastet kur kërkohet të bëhen veprime “joligjore” për të arritur një qëllim për interes të punëdhënësit apo ato veprime shkelin rregullat e mbrojtjes në punë.

    -Në rastet kur vendimmarrësit në biznes kanë ide të reja, kërkojnë ndryshime për  arritjen e qëllimeve të biznesit, por disa nga punëmarrësit u rezistojnë ndryshimeve sepse u frikësohen atyre.

    Në kontratën e punës duhet të përcaktohen saktësisht dhe në mënyrë specifike detyrat dhe obligimet e ndërsjella të palëve. Secili biznes për të arritur objektivat e veta do të duhej përcaktonte kriteret dhe mënyrën se si të arrihen ato dhe gjithashtu të bënte vlerësimin e performancës për stafin e vet. Me të gjitha rregullat duhet të jenë të familjarizuar stafi i biznesit apo i organizatës, që ato të jenë të matshme dhe të arritshme.

    Konflikti ndërmjet punëmarrësve brenda një biznesi apo organizate

    Konflikti ndërmjet punëmarrësve në biznes zakonisht ndodh në rastet kur nuk u janë definuar detyrat e punëve në mënyrë specifike për secilin nga punëmarrësit, në rastet kur ka performancë të dobët, shmangie nga kryerja e detyrave dhe lënia e tyre kolegut-es për t’i kryer.

    Mungesa e komunikimit cilësor, mungesa e tolerancës, paraqitja e dallimeve në personalitet ndërmjet stafit në biznes, dallime të tjera, mungesa e etikës, shkakton gjithashtu konfliktin.

    Komunikimi jo i duhur, stereotipat, paragjykimet dhe niveli i ulët i edukimit gjithashtu mund të jenë shkaktarë të konflikteve ndërmjet punonjësve në biznes apo organizatë.

    Konfliktet mund të ndodhin ndërmjet individëve të caktuar dhe në këto raste është më i lehtë menaxhimi dhe arritja e një pajtimi midis atyre individëve. Në këto raste kolegët e punës mund të japin kontributin e tyre dhe konflikti të mos eskalojë.

    Konflikti mund të ndodhë edhe ndërmjet grupeve të ndryshme në një biznes apo organizatë. Në këto raste menaxhimi dhe arritja e pajtimit është më e vështirë dhe si i tillë konflikti mund të lërë pasoja për pjesëmarrësit në atë konflikt, por edhe për biznesin apo organizatën në përgjithësi.

    Konfliktet të cilat ndodhin në mes të punëmarrësve brenda një biznesi apo organizate në të shumën e rasteve për zgjidhjen e tyre merren menaxherët të cilët janë përgjegjës për ta.

    Nëse punëmarrësit arrijnë objektivat e deleguara nga biznesi, por kanë personalitete që nuk përshtaten në mes vete, atëherë si zgjidhje mund të jetë edhe ndërrimi i vendit të punës brenda biznesit. Është njësoj sikurse flaka e baroti të jenë afër dhe të mos llogarisim në një shpërthim.

    Trajtimi i konflikteve që lindin në vendin e punës dhe zgjidhja në mënyrën më adekuate është një nga sfidat më të mëdha me të cilat ballafaqohen menaxherët dhe punonjësit e biznesit.

    Diversiteti i forcës punëtore ka një sërë avantazhesh të dukshme. Është e qartë se shumëllojshmëria e lartë mund të sjell vizione shumë të dobishme për shitjen e mallrave në një bazë të larmishme klientësh.

    Ambientet e punës është më mirë të krijohen në atë mënyrë që të kenë pamje të dukshme, transparente e nëse kërkohet të vendosen edhe kamerat e sigurisë. Menaxherët si ndërmjetësues në konflikt duhet të mos mbajnë anë, të jenë  neutralë dhe parimorë.

    Konflikti ndërmjet menaxherëve dhe punonjësve

    Konflikti ndërmjet menaxherëve dhe punonjësve te bizneset e mesme dhe të mëdha zakonisht ndodh për shkak të mospërcaktimit adekuat, të shkruar të detyrave dhe të përgjegjësive në punë apo mundësisë apo mangësisë së ligjeve dhe të procedurave të cilat rregullojnë proceset, marrëdhëniet ndërpersonale apo marrëdhëniet me klientët. Si nxitës të konfliktit mund të jenë: produktiviteti i ulët, mungesa në punë, motivimi i ulët, organizimi i grevave si formë e shprehjes së pakënaqësive, komunikim i dobët, mungesë e tolerancës, energji negative etj.

    Në disa raste konflikti apo mosmarrëveshja mund të ndodhë për shkak të mënyrës së kalkulimit të pagës, vlerësimit të performancës,  apo kompensimit për punën që ata bëjnë.

    Në disa raste konflikti ndodh për shkak të keqpërdorimit të pozitës nga menaxherët, ku kemi shkeljen e të drejtave të punonjësve duke mos respektuar ligjin e shanseve të barabarta në mënyrë që punonjësit të trajtohen në mënyrë të barabartë në vendin e punës.

    Në disa raste menaxherët, për të realizuar objektivat e biznesit, mund të kërkojnë nga punonjësit që janë nën menaxhim, të përdorin veprime apo sjellje joetike. Burim konflikti mund të jetë marrja e lejes kur punonjësi ka familjarë të sëmurë, kur punonjësi shkel kodin i veshjes, bën ngacmime apo kërcënime në raport me kolegët në vendin e punës, abuzon duke shkaktuar shpenzime të panevojshme financiare, si: materiale të ndryshme, telefon, derivate etj. në dëm të biznesit. Përcaktimi i saktë i pasojave nëse bëhen shkeljet e caktuara ndihmon në parandalimin e shkeljeve dhe të  konflikteve. Menaxheri duhet ta trajtojë punonjësin me respekt, të dëgjojë opinionin e tij e pastaj të i shprehë këndvështrimin e tij, për nevojat, ndjenjat dhe qëllimin.

    Për të parandaluar konfliktet apo menaxhuar ato, menaxherët së pari duhet të kenë njohuri dhe përgatitjen e duhur profesionale në fushën e menaxhimit të biznesit, udhëheqjes (lidershipit), të menaxhimit të burimeve njerëzore, komunikimit, negocimit, delegimit, motivimit etj. Ata duhet të marrin parasysh ndikimin e ndryshimeve bashkëkohore globale dha t’u përshtaten atyre ndryshimeve.

    Në shumë biznese bëhet edhe vlerësimi i performancës në cikël të plotë ose 360 gradë ku punonjësit mund të japin vlerësimin e tyre për menaxherët apo supervizorët e tyre

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark