×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Konflikti në Siri- I gjithë vendi pa energji elektrike

    Insajderi
    03 March 2016 - 17:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyrtarët kanë thënë se energjia elektrike është ndërprerë në të gjitha krahinat dhe ekipet janë duke u përpjekur që ta përcaktojnë shkakun.

    Ministria e energjisë elektrike ka treguar se energjia është duke u riparuar dhe punimet vazhdojnë deri në mesnatë, njofton BBC, raporton Insajderi.

    Në të gjitha zonat e luftës në Siri, energjia elektrike ka qenë e pranishme vetëm dy orë në ditë, nganjëherë nuk ka pasur fare. Megjithatë, ndërprerjet e energjisë elektrike në mbarë vendin janë të rralla në kushte normale.

    Përderisa, i dërguari i posaçëm i OKB-së, Staffan de Mistura, tha se një armëpushim i pjesshëm që filloi të shtunën ishte duke u mbajtur, por ka mbetur e brishtë.

    Staffan de Mistura u tha gazetarëve në Gjenevë se dhuna ishte “reduktuar në masë të madhe”, pavarësisht incidenteve në krahinat e Homsit, Hamasit, Latakias dhe Damaskut.

    “Suksesi nuk është i garantuar, por përparimi është i dukshëm,” shtoi ai.

    Si opozita, ashtu edhe qeveria kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të ndërprerjes së marrëveshjes së armëpushimit e ndërmjetësuar nga SHBA-ja dhe Rusia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark