×
  • Lajme
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Kongresi Panshqiptar Amerikan (KPA) Uron Zgjedhjen e Presidentes, Zonjës Osmani-Sadriu

    Insajderi
    06 April 2021 - 10:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kongresi Panshqiptar Amerikan uron përzemërsisht Vjosa Osmani- Sadriun me rastin e zgjedhjes së saj Presidente e Republikës së Kosovës. Si presidentja e dytë në historinë e shtetit të ri, zgjedhja e Zonjës Osmani-Sadriu nuk është vetëm fitore për gratë kudo por është një provë tjetër për vlerat euro-atlantike të Kosovës.

    Ne mezi presim të punojmë me Presidenten Osmani-Sadriu dhe qeverinë e re të Kryeministrit Kurti për të vazhduar forcimin e lidhjes së veçantë mes popujve të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    U bëjmë thirrje institucioneve të Kosovës dhe të gjithë liderëve politik të punojnë bashkë në përballjen me sfidat e mëdha që Kosova ka para vetit, brenda dhe në arenën ndërkombëtare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark