Insajderi
Lajme

Kongresisti republikan kritikon deklaratën e Paunoviqit për Kosovën: Neveritëse, arsye që OSBE të mos e organizojë sesionin 2027 në Beograd

Insajderi
22 July 2026 - 14:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kongresisti republikan kritikon deklaratën e Paunoviqit për Kosovën: Neveritëse, arsye që OSBE të mos e organizojë sesionin 2027 në Beograd
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kongresmeni republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratave fashiste të ministres serbe të Administratës Publike, Snezhana Paunoviq, duke i cilësuar si “të neveritshme”.

Ai shtoi se deklarata të tilla janë arsyeja kryesore se përse Asambleja Parlamentare e OSBE-së nuk do ta shqyrtojë nëse Beogradi duhet ta organizojë sesionin vjetor për vitin 2027.

“Këto deklarata të neveritshme dhe nxitëse nga një zyrtare e Qeverisë serbe janë pikërisht arsyeja pse Asambleja Parlamentare e OSBE-së nuk duhet ta shqyrtojë kandidaturën e Beogradit për të organizuar sesionin vjetor të vitit 2027. OSBE-ja është krijuar për të ndërtuar konsensus në Evropë, jo për të rindezur tensionet etnike”, ka shkruar ai në X.

Pantoviq tha se nëse do të ishte në vendin e Slobodan Millosheviqit në vitin 1998, do të kishte kryer “spastrim etnik” në Kosovë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark