×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Kongresisti Torres: Kosova është aleat i palëkundur i SHBA-së, ndërsa Serbia një satelit në orbitën e Rusisë

    Insajderi
    14 June 2023 - 20:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ligjvënësi amerikan Ritchie Torres shprehu kritika ndaj administratës së presidentit Biden për qëndrimin ndaj Kosovës.

    Përmes një video-mesazhi, ligjvënësi demokrat nga New Yorku, që është edhe bashkë-kryetar i grupit për çështjet shqiptare në Kongres, thotë se “beteja mes demokracisë dhe autokracisë është një nga sfidat kryesore për shekullin e 21”.

    “Përse Departamenti amerikan i Shtetit po gjykon në mënyrë të gabuar Kosovën demokratike duke i bërë lëshime Serbisë, një vendi gjithnjë e më autokratik”, tha ai.

    Tutje shtoi se Kosova është aleat i palëkundur i SHBA-së, ndërsa Serbia ka qenë prej kohësh një satelit në orbitën e Rusisë si dhe Kinës.

    “Serbia ka refuzuar t’i vendosë sanksione Rusisë, pas agresionit në Ukrainë dhe krimeve të Putinit ndaj popullatës civile atje. Duke pasur parasysh këto fakte, njeriu pyet vetens e pse DASH këmbëngul t’i bëjë lëshime një shteti satelit i Rusisë, në kurriz të një aleati të qëndrueshëm demokratik si Kosova”, u shpreh kongresisti amerikan.

    Torrs theksoi se ka ardhur koha që Departamenti i Shtetit të vendosë mbështetjen e tij aty ku vlerat tona qëndrojnë, pas demokracive të vërteta si Kosova.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark