×
  • Lajme
  • Lajme

    Kongresmeni amerikan: I alarmuar nga prania e forcave serbe në kufirin përgjatë Kosovës

    Insajderi
    30 September 2023 - 09:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres reaguar pas informacioneve se Serbia ka shtuar forca përgjatë kufirit me Kosovën.

    Ai tha se është gjithnjë e më i alarmuar nga situata në Kosovë.

    “Si një përkrahës dhe aleat krenar dhe i palëkundur i Republikës së Kosovës, jam gjithnjë e më i alarmuar nga raportet për një dislokim të madh dhe të sofistikuar të forcave serbe përgjatë kufirit Serbi-Kosovë”, ka shkruar ai.

    Me këtë rast, Torres ka shpërndarë një shkrim të “Reuters”, e ku zëdhënësi i Këshillit Kombëtar për Siguri të SHBA-së, John Kirby, në një konferencë për media dje ka ngritur shqetësimin e SHBA-së për një vendosje të madhe të trupave serbe afër kufirit me Republikën e Kosovës.

    Kirby ka thënë se SHBA po e vëzhgon situatën dhe ka kërkuar nga Serbia që të tërheqë trupat e saj.

    Kirby u pyet nëse ky grumbullim i trupave ushtarake pranë kufirit është sinjal se Serbia po përgatitet për ndonjë pushtim ushtarak, por ka thënë se qëllimin e një lëvizje të tillë të Serbisë s’mund ta thotë.

    “Po e shikojmë, po e vëzhgojmë. Por, qëllimi [i grumbullimit të trupave ushtarake serbe], nuk mund ta them tani”, tha ai./Express/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark