×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca: Dënimi i aktivistëve është përpjekje për ta eliminuar VV-në

    Insajderi
    17 November 2017 - 19:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca, duke komentuar dënimin e katër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se ky vendim është kryekëput politik.

    “Nuk mendoj se ka ndonjë qytetar që këtë vendim e sheh si të drejtë, është vendim kryekëput politik. Kjo është përpjekje për ta eliminuar politikisht Vetëvendosjen, që ne të jemi në domenin e terrorizimit”, ka thënë Konjufca në Info Magazinë të Klan Kosovës.

    “Vetëvendosja është e vetmja që i kundërshton politikat e tyre të padrejta që qeverisin në mënyrë kriminale dhe korruptive me një rrjet të gjerë si në polici e gjyqësi”.

    Konjufca ka thënë se nuk është gjetur asnjë provë kundër katër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje që janë dënuar sot.

    “18 vjet pas çlirimit janë dënuar politikisht njerëzit pa asnjë provë – Prokuroria sot nuk ka kallëzuar asnjë provë pse këta janë dënuar. E vetmja gjë, ata janë dënuar për shkak të dyshimit dhe për atë, se Prokurorit i ka ardhur urdhri politik se duhet të dënohet Vetëvendosja për terrorizëm”.

    Gjykata Themelore e Prishtinës i shpalli sot fajtor katër aktivistët e Vetëvendosjes për sulmin ndaj kuvendit. Ata u dënuan në total me 21 vjet e 6 muaj burg.

    Frashër Krasniqi me 8 vjet, Atdhe Arifi është dënuar me 6 vjet burgim, Egzon Haliti me 5 vjet e gjysmë ndërsa Adea Batusha me 2 vjet burgim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark