Insajderi
Lajme

Konjufca dënon sulmet e Iranit ndaj bazave ushtarake të SHBA: Kosova qëndron fort me aleatët amerikanë

Insajderi
01 March 2026 - 16:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Konjufca dënon sulmet e Iranit ndaj bazave ushtarake të SHBA: Kosova qëndron fort me aleatët amerikanë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, i ka dënuar sulmet iraniane ndaj bazave ushtarake amerikane dhe ndaj shteteve partnere në Lindjen e Mesme.

Konjufca me anë të një reagimi në platformën ‘X’ ka thënë se dënon fuqishëm sulmet iraniane ndaj bazave amerikane dhe vendeve partnere të Kosovës në Lindjen e Mesme, shkruan Insajderi.

“I dënoj fuqimisht sulmet e regjimit iranian kundër bazave ushtarake amerikane dhe vendeve tona partnere në Lindjen e Mesme. Sulmet e sotme në zonat civile në Jerusalem, të cilat lanë të vrarë të paktën 9 persona, si dhe sulmet pa dallim që synojnë zonat tregtare dhe banesore në Emiratet e Bashkuara Arabe, tregojnë një shpërfillje të pamatur për jetët e pafajshme dhe stabilitetin rajonal”, deklaroi Konjufca.

Kryediplomati kosovar më tej tha se Kosova qëndron fort me aleatët amerikanë dhe partnerët në rajon “kundër veprimeve që kërcënojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin ndërkombëtar”. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark