Kryekuvendari Glauk Konjufca ka dhënë disa shpjegime rreth termit vetmenaxhim që Kurti e ‘promovoi’ pas takimit në Ohër.
Konjufca tha se neni shtatë nuk është fusnotë e Asociacionit, ai tha se termi vetmenaxhim kupton menaxhimin e interesave të komunitetit serb nga vetë ata.
Ai tha se ky term nuk iu duk i rrezikshëm pushtetarëve andaj edhe e pranuan.
“Nuk mendoj që neni 7 është fusnotë e asociacionit, më shumë është përpjekje e Kosovës me shmang termin asociacion dhe përpjekje e bashkësisë ndërkombëtare që mos me heq dorë, duke ia dhënë një riformulim tjetër, që është formë e menaxhimit të interesave të komunitetit serb. Sa i përket nivelit dhe regjistrit edhe terminologjik, kjo është edhe në kartën evorpiane termi vetmenaxhim. Termin vetëqeverisje e kemi në Kosovë, tash është tjetër vetmenaxhim. Nuk na u duk i rrezikshëm. Nëse çdo arazhman për gjithçka që bëjmë është ne përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe do ta kishte emrin një lloj vetmenaxhimi i interesave te komunitetit serb, dhe nëse e evitojmë prej ekuacionit që nuk do të jetë regjistër i pushtetit dhe bartës i një pushteti publik të ri, atëherë çka mundet me qenë. Nuk përfshin fusha vetmenaxhimi, Qeveria ka refuzu me i dhanë mbiemër këtij vetmenaxhimi, me lan vetëm ashtu në mënyre abstrakte”./Gazeta Insajderi.