×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Konjufca flet për audio-incizimet në të cilat është e përfshirë Mimoza Kusari Lila

    Insajderi
    15 September 2023 - 22:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca në emisionin “Kallxo Përnime” ka folur në lidhje me audio-incizimet ku dëgjohen duke folur shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe ish-deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiq.

    Konjufca thotë se nuk ka pasur informacion se Kusari-Lila ka folur me Millan Radojçiq, por sipas tij, deputetja e LVV-së ka gabuar që ka lejuar Simiq të bisedojë me Radoiçiqin në prezencë të saj.

    Unë nuk kam pasur informacione, por Radojciqi thirret në telefon prej vartësve të tij për çdo sekondë mendojë. Prej VV-së kurrë nuk thirret në telefon. E ka thirr vartësinë në telefon dhe ai e ka keqpërdorur praninë e shefes së grupit tonë parlamentar. Ajo i ka pasur dy opsione. Ose të presë deri ta kryejë bisedën ky zotëria, ose me i thënë shkallp për dy sekonda ndalu dhe dil jashtë. Ajo e ka zgjedh atë të parën. Ndoshta nuk është versioni më i mirë që e ka zgjedh. Po qashtu ka ndodhur.  Kurrfarë tolerance nuk kam, unë mendoj që ai është kriminel. Kush me fol Slavko Simiqi ai. Në kuptimin që Slavko Simiqi ia ka lëshuar dhe ka folur me të në telefon”, ka thënë ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark