×
  • Lajme
  • Aktuale

    Konjufca i thotë Kurtit të flasë i pari për Adem Demaçin: Ke qenë bashkëpunëtori i tij më i mirë

    Insajderi
    26 July 2023 - 10:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca bënë homahe te varri i Adem Demaçit, veprimtarit e intelektualit shqiptar që përmban një histori plot arrestime dhe tortura nga forcat serbe.

    Pasi vendosën kurora lulesh te varri i Demaçit, Kurti dhe Konjufca u ndalën para gazetarëve. Aty, Konjufca ia dha fjalën Kurtit që të fliste i pari, pasi tha se ai “ka qenë bashkëpunëtori më i mirë” i Demaçit.

    “Duke qenë se.. bashkëpunëtori i tij më i mirë”, tha Konjufca.

    Kurti e cilësoi njeri të jashtëzakonshëm dhe unik Adem Demaçin.

    “Sigurisht që kemi pikëllim dhe mallëngjim që nuk e kemi më bacën Adem, por edhe kemi krenari e mirënjohje që e patëm dhe e njohëm, e që punuam dhe mësuam prej tij. Jeta dhe vepra e bacës Adem, idetë dhe udhëzimet e tij na mbushin me përgjegjësi dhe vetëbesim njëkohësisht”, tha kryeministri.

    Ndërsa Konjufca e konsideroi Demaçin si figurën më të rëndësishme të popullit shqiptar në ish-Jugosllavi.

    Kryeparlamentari tha se Demaçi “ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe ka vend të rëndësishëm në historinë tonë”.

    Në moshën 82 vjeçare, më 26 korrik 2018 vdiq Adem Demaçi, njeriu që 28 vjet të jetës së tij i kaloi nëpër burgjet e ish-Jugosllavisë si i burgosur politi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark