​Konjufca: Kuvendi i Kosovës ka qenë shembull i përfaqësimit gjinor – Insajderi
×
Insajderi

​Konjufca: Kuvendi i Kosovës ka qenë shembull i përfaqësimit gjinor

Insajderi
22 October 2022 - 19:33
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, u kërkua që roli i parlamenteve të jetë më i madh në avancimin dhe respektimin e të drejtave të grave. Legjislativi u tha se duhet të jetë edhe ekspozim i zërit të grave dhe vendimmarrjes së tyre politike, pasi vetëm në këtë formë ngritet sistemi për gratë në politikë.

Në kuadër të panelit për diskutim, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se institucioni që udhëheq është shembull i mirë për përfaqësimin gjinor.

Lexo edhe:

“Kuvendi i Kosovës që nga themelimi ka qenë një shembull i mirë do të thoja për përfaqësimin gjinor. Të njëjtën kohë, ajo çka nevojitet në shoqërinë tonë është se nuk shohim një efekt nga lartë-poshtë, për zbatimin e agjendave. Në Kuvendin tonë nga 120 deputetë, 42 prej tyre janë gra, ky është një numër solid, mund të ishte 50-50, mirëpo ne kemi kaluar kuotën tonë”, tha ai.

Lexo edhe:

Këtë deklaratë ai e bëri në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë po mbahet sot në Prishtinë, i cili do të vazhdojë edhe nesër.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark