×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Konjufca-Lekajt në gjykatë: Kallxona qysh kryhen këto procese, se unë amator, s’po di

    Insajderi
    21 February 2024 - 10:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka filluar të mbahet seanca gjyqësore ndaj kryetarit të kuvendit, Glauk Konjufca, i cili akuzohet për hedhjen e gazit lotsjellës në kuvend.

    Në rastin e Konjufcës po dëshmon edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.

    Konjufca dhe Lekaj janë përshëndetur mes vete.

    “Ku je kryetar, a je a qysh je a”, i tha Lekaj – Konjufcës para fillimit të seancës.

    Ndërsa, Konjufca ia ktheu: Qysh je…. Nashti na kallëzon qysh me i kry bre këto procese se unë amater, s’po di.

    “Jo, a”, tha Lekaj.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 3 shkurt 2017, ka ngritur aktakuzë kundër Glauk Konjufcës, të cilin e ngarkon me dy vepra penale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark