Konjufca: Nuk kemi paqe në botë pa hequr dorë Rusia nga Ukraina dhe Serbia nga Kosova – Insajderi
×
Insajderi

Konjufca: Nuk kemi paqe në botë pa hequr dorë Rusia nga Ukraina dhe Serbia nga Kosova

Insajderi
11 November 2022 - 11:27
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në ceremoninë e betimit të rekrutëve të rinj të FSK-së kryetari i Kuvendit të Kosovës, Gluak Konjufca ka theksuar se nuk ka paqe në botë pa hequr dorë Rusia nga Ukraina dhe Serbia nga Kosova.

Konjufca më tej deklaroi se Kosova ndihet e rrezikuar nga pretendimet e Serbisë mbi të, ndërkohë që theksoi se Kosova nuk ka asnjë pretendim territorial.

“Ne nuk jemi shtet që kemi pretendime territoriale, jemi republikë demokratike, por ndihemi të kërcënuar nga pretendimet e Serbisë mbi shtetin tonë. Paqja në botë sot po rrezikohet nga agresioni i paprovokuar i Federatës Ruse mbi Ukrainën. Nuk mund të ketë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në tokën evropiane, pa hequr dorë Rusia nga Ukraina dhe pa hequr dorë Serbia nga Kosova”, ka thënë Konjufca.

Konjufca më tej foli edhe për UÇK-në, Forcën e Sigurisë e aleatët ndërkombëtar.

“Ushtria jonë po rritet e po forcohet ne Kosovën tonë sovrane e demokratike. Ushtria është e shtetit, e shteti është i popullit. Por për të lindur ky shtet u dashtë mund e sakrifica. Liria jonë e shenjtë i ka rrënjët në luftën e lavdishme, shteti ynë është i barabartë për të gjithë qytetarët tanë, kjo është një vlerë që u arrit me vështirësi dhe mençuri”.

“Për ta mbrojtur lirinë tonë e kemi FSK-n jemi të dijshëm qe gjithçka e kemi bërë me aleatët tanë ShBA, prandaj orientimi jonë është i qartë, 23 vite me parë pikërisht NATO e ndali gjenocidin e Serbisë mbi popullit tonë”, është shprehur tutje Konjufca.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark