×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Konjufca paraqitet në Prokurori, nga zyra e tij flasin për Insajderin

    Insajderi
    20 November 2023 - 14:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është parë tek Pallati i Drejtësisë ditën e hënë.

    Insajderi ka pranuar informacione se i pari i Kuvendit është parë duke u futur në objektin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

    Për këtë, është kontaktuar shefi i kabinetit të Konjufcës, Ilir Kërçeli. Ai i ka thënë shkurtimisht Insajderit se arsyeja e paraqitjes se kryekuvendarit në Prokurori është për një padi ngritur ndaj tij për një deklaratë televizive.

    “Nje padi nga nje ish kryeshef i nje ndermarrje, per nje deklarate televizive”, deklaroi shkurtimisht Kërçeli.

    Së fundmi, kryekuvendari Konjufca është paraqitur në gjykatë për rastin e gazlotsjellësit në cilësinë e të akuzuarit, ku i ftuar si dëshmitar ka qenë ish-deputeti i PDK-së, Adem Grabovci.

    Grabovci përpara gjykatës kishte thënë se s’i kujtohet që Konjufca kishte hedhur gazlotsjellës ndonjëherë. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark